Këshilla/Blog

05.06.2018

Pershendetje i/e nderuar,tash e 2 vite kam crregullim te ankthit,periudhat qe i kam kalu kane qene shume te veshtira,vazhdimisht me sulme paniku e me te gjitha simptomat e mundshme fizike e psiqike te cilat ma kan veshtiresu perditshmerine e m kane izolu deri ne momentin qe kam vendos me u marr ma shume me kete ceshtje per t cilen kam pase 0 njohuri,e tash kam informata thuajse 100% rreth crregullimeve te ankthit,nuk kam qene te asnje psikolog,ja kam dale e vetme (pa dijenine e familjes e shoqerise) me e sheru mundem me thane 70% veten , tash nuk kam sulme paniku,e jetoj jeten thuajse normal ne shumicen e kohes,por nuk e di ku po e bej gabimin vazhdimisht qe spo mundem me e sheru 100% per arsye se kohe pas kohe ende me paraqiten simptoma e stres pa pase naj arsye t nevojshme ku pastaj pasojne ato mendimet pesimiste qe i ka qdo individ me cregullim ankthi.Une kam besim t plote qe cdo njeri e ka nvetveten e vet at force me e sheru veten mirepo ndonjehere nevojitet ndihme e perkrahje kshtu qe cdo keshille e juaja eshte shume e mireseardhun.Ju faleminderit.

  1. MSc. Sabjola Bregu says:

    Përshëndetje e dashur,
    Te përgëzoj për gjithë motivimin dhe përpjekjet qe ke bere për t’ia dale mbanë me shqetësimet e ankthit qe ke përjetuar. Duket se përpjekjet e tua kane dhënë rezultat. Ve re se nuk ke zgjedhur te ndash shqetësimin tënd me njeri dhe thua se askush nuk është ne dijeni për përjetimet e tua. A ka ndonjë arsye qe fshihet pas këtij vendimi?
    Patjetër pjesa me e rëndësishme ne kurimin e çrregullimeve te ankthit dhe te tjera, eshte vullneti personal per te ndryshuar dhe përmirësuar jetën, por këtë vullnet dhe dëshirë qe ti duket se e ke armen tende te forte mund te ta drejtoj me mire ne rrugën e duhur një psikolog ose psikoterapist kognitiv bihevioral, pasi kjo terapi ka dhënë rezultate tejet pozitive ne trajtimin e çrregullimeve te ankthit. Do te te sugjeroja te ndjekësh një terapi te shkurtër te këtij lloji duke kërkuar një kontakt te një psikolog ne vendin ku jeton.
    Mbetemi ne kontakt,
    Sabjola Bregu

    1. Ana says:

      Pershendetje perseri e nderuar,deshta me ju pergjigj ne pyetjen se a ka ndonje arsye qe fshihet pas vendimit qe perjetimet e mia mos ti ndaj me familjen e shoqerine. Realisht kur kane fillu simptomat e para te cregullimit te ankthit mjeket kane konstatu se une kam probleme shendetesore ne lidhje me zemer,gje e cila e ka stresu shume familjen time,mirepo pas te gjitha kontrollave te mundshme te cila me pas ishin te gjitha ne rregull dhe pasi kam vene re se realisht ishte gjendja ime psikologjike ajo e cila shkaktonte ato simptoma fizike une nuk kisha kurajon por edhe deshiren qe ta shihja perseri familjen time ne nje gjendje jo te mire per shkakun tim keshtu qe vendosa qe crregullimin e ankthit ta perjetoja,pranoja e sheroja e vetme.Gjithsesi ju faleminderit shume per keshillen,e vleresoj shume.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV