27.05.2019
Pershendetje … jam nje djal nga korca … doja qe te konsultohesha me ju per nje problem qe kam per rreth nje muaj …. ta filloj qe ne periudhen kur kam qen mir … kam qen nje djal qe kam shakator me shum sens humori qe m bente te mos kisha frik ti kaloja gjerat me soprtivitet dhe ndihesha shum mir … gjithcka filloi pa pritur …. kalova nje periudhe kohe paksa te veshtire … po rrija vet edhe pse kisha shum persona me te cilet mund te dilja … fillova po dilja vet gjerat qe beja po fillonin te zbeheshin duke mos ndjer shum emocion si m pare … nje nat duke fjetur mu krijua ndjesia sikur m pushoi zemra u ngrita i trembur dhe shikoj qe rahjet e zemers ishin shum te shpejta u tremba shum dhe shkoj ne spital … bej viziten e zemres dhe vizita t tj dhe doktoret m than nuk ke asgje m than vtm qe ke ankth do te te kaloje …. u qetsova pak … 2 dit m vone pata nje marje mendsh dhe dhimbje koke … pastaj kisha shum mendime negative sikur po cmendesha dilja me njerez vtm nga inati qe kisha per te mos ndenjur ne shpi qe t mbyllesha ne vetvete … por tani kaloj momente nervozizmi te cilat m japin dhimbje koke te shoqeruara me mendime negative mos cmendem apo te dal nga kontrolli me duken gjerat shum te cuditshme nuk e di si te sillem kam frik mos bej ndonje veprim .. dua qe ti jap fund ksaj gjeje dhe te ndihem si me pare … mund te me keshilloni si te veproj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Une kam lexuar ne lidhje me keto simptoma qe ti ke dhe mendoj se kane te bejne me deatashimin, shkeputjen tende nga vetja jote. Te keshilloj te trajtohesh tek ndonje terapist.
Gjithe te mirat!
Përshendetje dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Ti thua se gjithçka ka ndryshuar dhe se dëshiron që të kthehesh si më parë. Je mbyllur në vetvete. Duke u nisur nga mosha, e cila është në vetvete një periudhw tepër e rëndësishme mes përfundimit të adoleshencës dhe të qenit i rritur, së bashku me përgjegjesitë dhe ndryshimet. Ndonjëherë përballja me to mund të jetë e fuqishme, e shoqëruar me ndjenja ankthi dhe mërzie, pritshmëri të larta ndaj vetes dhe tw tjerwve dhe përshtatje me të qenit i rritur.
Megjithatë gjendja nëpër të cilën po kalon mund të ketë të bëjë me diçka që të ka ndodhur në ato momente para se të fillonte, ose ka qenë vazhdimisht me ty por jo aq e fuqishme sa që të të pengojë apo të të izolojë nga të tjerët.
Shqetësimi yt duket se është i lartë dhe mendoj se ke nevojë që të flasësh me dikë për të kuptuar se çfarë po ndodh dhe se si mund të tejkalohet. Konflikti i brendshëm që po përjeton ka nevojë të eksplorohet. Alternativa më e mire do të ishte të kryje konsultë psikologjike, apo në pamundësi të gjeje dikë pranë teje me të cilin/cilën mund të ndash shqetësimin tënd (të afërm apo miq), apo të vazhdosh këtë komunikim duke ndarë pak më shumë gjëra që ti mendon se kanë të bëjnë me shkaktimin e kësaj gjendjeje.
Duke shpresur që ky informacion të jetë sadopak i dobishem.
Gjithë të mirat
Enkeli