05.12.2016
Pershendetje Nukjevetem!
Atehere,une kam nje varesi te madhe nga mastrubimi.Shkoj te bej dush dhe nuk rezistoj dot te mastrubouem gjithashtu dhe kur shtrihem per te fjetur perseri mastruboj.Ju lutem mund te me thoni se si ta ndal sepse kur mastruboj ejakulohem shumshum shpejt dhe kjo gje do ta ulte deshiren seksuale.
Faleminderit dhe pres nje pergjigje nga ana juaj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Nese Ju e ndjeni veten te kontrolluar (pra nuk mund ta ndaloni ) nga masturbimi dhe kjo ju ben te ndjeheni te merzitur, ne faj, te nervozuar, bosh, pasi keni ejakuluar, jemi perballe nje situate qe ka nevoje te diskutohet me nje specialist. Zakonisht varesia nga masturbimi eshte nje simptome, edhe se ju mund ta perjetoni si problem, kjo sjellje e vazhdueshme (kompulsive) fsheh nje problem tjeter qe ndoshta ju krijon ankth, trishtim, frike saqe i vetmi moment qe ju ben te mos mendoni asgje dhe te strehoheni diku tjeter eshte ne dush dhe ne krevatin tuaj.
Ju sugjeroj te kerkoni nje specialist perpara se varesia te kete avancuar.
Ju uroj gjithe te mirat,
Besarta Taci