Këshilla/Blog

Bensu 30.05.2022

Pershendetje, ka kohe qe po kerkoj nje mundesi ku te shprehem dhe me ne fund ju gjeta juve.
Jam 21 vjece dhe qe e vogel kam qen vajze e mbyllur dhe shume e turpshme , kjo vazhdon edhe sot por tani nuk po e perballoj dot po me shkateron jeten dhe jam lodhur jashtmase nga kjo gjendje. Te them te drejten kur shkoja ne shkolle nuk kisha shume probleme por tani si kam mbaruar shkollen gjith dita me kalon ne mendime se mos ndoshta kam dicka . Me shqetson fakti qe shpesh kam nyje ne fyt apo acarim te fytit nuk di si ta quaj , para 2 vite takova mjekun specialist per fytin dhe me tha qe e ke nga stresi , por ndonjeher behet me e veshtire sepse me nxit te vjella, mjeku me tha qe je shum e ndjeshme prandaj ndodh , por mua me shqetson sepse edhe kur dal diku nuk jam rehat , nuk eshte se mendoj shume gjera por perseri behet , nuk di dhe si ta shpjegoj situaten sepse me te vertete eshte e veshtire. Dua ndonje keshille dhe nga ju se si ta largoj kete simptome cfar duhet te bej? Cfar mos bej? Mos ndoshta ndikon ushqimi ? Apo ndoshta eshte vetem nga ana psikologjike dhe nese po si ta heq qafe?
Pres pergjigjen tuaj
Bensu.

  1. P says:

    Pershendetje e dashur shpreoj te jesh mir
    Te kuptoj shum mir se si ndihesh sepse gjendjen tende jam edhe un por pothuajsee kam kaluar ne cofte se ke nevoj per nje njeri qe te shprehesh e te hapesh me thuaj

  2. Bensu says:

    Pershendetje dhe ty,faleminderit per pergjigjen.
    Nese mund te me tregosh si e ke kaluar kete gjendje sepse mua me duket sikur nuk do mundem t’ia dal kurr.

  3. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje Bensu dhe faleminderit që na ke shkruar duke ndarë shqetësimin tënd me ne.
    Arrij ta kuptoj parehatinë që të shkaktojnë problemet me fytin, sidomos pasi kjo është një gjendje e zgjatur për ty prej dy vitesh. Prandaj e kuptoj edhe padurimin për të hequr qafe këtë simptomë. Shpeshherë simptomat fizike (kur nuk kanë një shkak organik fizik, sic të ka treguar edhe mjeku në këtë rast) janë tregues të dickaje që nuk shkon mirë në gjendjen emocionale e psikologjike.
    Dhe po ta lidhim problemin e fytit me atë që ti tregon për veten, se që e vogël ke qenë e turpshme dhe e mbyllur, mund të themi se shkaku mund të jetë mbyllja në vete, shtypja sidomos e ndjenjave, emocioneve të cilat e ke pasur të vështirë për t’i shprehur e për t’i dhënë zë. Dhe pikërisht zëri edhe në anatominë e trupit është i lidhur me pjesën e fytit.
    Mbase në jetën tënde këto dy vite ke pasur edhe situata stresuese të cilat i ke përballuar vetë dhe nuk i ndan shqetësimet apo ndjenjat e tua me njeri. Kjo periudhë ndoshta përkon edhe me përfundimin e shkollës sic përmend, ku përvec që ke më tepër kohë tashmë ku mund të kaplojnë këto shqetësime, por ndoshta ke edhe ndjenja më të thella përkundrejt shkollës, së ardhmes tënde, angazhimeve të tua në jetë, të cilat po ashtu mund të kenë lidhje me stresin. A është kështu? Cilat janë shqetësimet e tua të tjera përvec shqetësimit për fytin?
    A ke persona të besueshëm e mbështetës tek të cilët mund të fillosh të hapesh e të shprehesh?
    Sepse pikërisht mënyra si të fillosh të punosh për problemin me fytin dhe shqetësimet e tjera emocionale është të fillosh të shprehesh. Duke qenë tip i mbyllur kjo fillimisht vjen shumë e parehatshme dhe aspak e natyrshme, por është ajo që nevojitet.
    Do të ndihmonte edhe më shumë të mund të ndiqje këshillim me një psikolog apo psikoterapist ku mund të shkosh më në rrënjë të problemeve të ndrojtjes e të mbylljes, të mund të shpreheshe dhe të arrish më lehtë të vësh në jetë këto ndryshime pozitive që nevojiten.
    Gjithashtu për një bisedë më interaktive nëse dëshiron mund t’i drejtohesh chat me psikologun sipas orareve të përcaktuara në faqen e Nukjevetem dhe të përditësuara në rrjetet tona sociale.

    Të uroj më të mirat!
    Staf i Nukjevetem

  4. Ina says:

    P te lutem na trego nje menure se si e ke kaluar kete gjendje se na e shkurtoi jeten
    Dhe une nuk kam lene vizita e analiza pa bere dhe cdo gje me del OK
    Amo ankthi me mbyti
    Ju lutem kush di ndonje menyre pa medikamente na tregoni
    Faleminderit

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV