Këshilla/Blog

10.04.2019

Prsh un dua te bëj vetem një pyetje a ka mundesi njeriu te vuaj tërë jeten prej ankthit amo është një periudhë dhe kalon me kohen ju lutem më tregoni se mendoj se nuk do mund ta largoj asnjëher në jetë

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Përshëndetje. Po e nis duke ju thënë se ankthi është njé përgjigje fillestare ndaj disa “rreziqeve” me të cilat ndeshemi. Ato mund të vijnë nga realiteti, nga marrëdhëniet me njerëzit, nga trupi ynë(seksualiteti), etj. Ndonjëherë janë dhe produkt i fantazisë sonë që zë fill në ndonjë ngjarje të caktuar të mëparshme por të cilën e projektojmë në të ardhmen. Jua them këto për të treguar se ankthi jo domosdoshmërisht është diçka negative por ai bëhet i tillë kur në vend të sinjalizojë një përgjigje tjetër mbetet e vetmja përgjigje që dime të japim. Sigurisht që periudha të caktuara të zhvillimit kanë më shumë ankth se disa të tjera të cilat njihen për stabilitet. Një nga këto periudha “të trazuara” është adoleshenca dhe rinia e hershme sepse çdo gjë në të është në ndryshim e siper dhe kërkesat që këto lloj periudhash parashtrojnë kundrejt personalitetit janë të konsiderueshme dhe mund të na duken te pakapercyeshme, pra shkaktojnë ankth të vazhdueshëm. Këto periudha kalojnë dhe bashkë me to edhe veshtirësitë e tyre. Megjithatë, ndonjëherë ato lënë pas pështjellime dhe vetbesim të ulët. Për ta larguar ankthin duhet t’i vesh atij emër, ta specifikosh, të flasësh lidhur me të, të kujtosh – vetëm ose në praninë e të tjerëve (miq, partner, prind, psikolog) – ngjarje që mund të jenë përcaktuese lidhur me të. Mosha jote është faza ku përmbyllet adoleshenca (17-19) dhe natyrshëm ankthi është një fenomen i pranishëm. Gjithsesi mund të më shkruash në vazhdim nëse dëshiron. Gjithë të mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV