30.05.2016
Peshendetje!Para 3 ditesh isha ne spital per te bere disa egzaminime Dhe bera keto analiza:
Gjak komplet Dhe Hb, analiz urine Dhe ECHO abdomenale.Analiza e urines me doli mire Dhe ne eko mjeku me pa veshkat stomakun melcin Dhe ato me rregull.Shkova te mjeku Dhe me pa analizen e gjakut Dhe me tha je anemik.Mjeku me dha keto barna:
Heferol 350mg( Dhe e marr gjysme ore para bukes me nje gote uj plot Dhe vetem nje here ne dit pra ne dreke)
Vitamine C Dhe acid folik qe i Pi Dhe keto nje here ne dite Kur pi dhe heferolin.Me tha Pi dhe coj boronice.Kam vene re qe keto dite qe kam filluar mjekimin jashqitja ime eshte e zeze ndersa urina normale.Me pare se kam pasur kete gje pra jashqitje te zeze.Cfar do te thot kjo?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Medikamente te cilat ne perberjen e tyre kane ferro fumarat, zakonisht manifestojne shqetesime te tilla si ngjyrosja e feceve. Edhe ne rastin tuaj ngjyra e erret e feceve vjen si pasoje e perdorimit te Heferol. Kjo ngjyre do vazhdoje deri ne perfundim te mjekimit dhe pas perfundimit do te zhduket gradualisht.
Gjithe te mirat!