Denisi (Phimosis) 09.05.2023
Jam nje cun 23 vjec dhe kisha nevoje per opinionin tuaj ne lidhje me nje problem ne lidhje me phimosis ose ndryshe lekuren tek penisi Doja te dija nqs a esht e mundur te mos i nenshtrohem nje nderhyrje kirurgjikale a esht e mundur dhe a ndikon ky problem ne lidhje me marredhenien seksuale ?
Faleminderit !
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Denis dhe faliminderit qe na ke shkruar.
Fimoza mund te jete prezente te personat adult te cilet nuk ju kane nenshtruar cirkumcizionit (synetise). Ju duhet te paraqiteni te mjeku juaj familjar per ekzaminim dhe sqarim te gjendjes permes analizave dhe ekzaminimeve specialistike (Urolog) ne menyre qe te gjindet zgjidhja me e mire e trajtimit.
Kjo do te kontribuonte ne prevenimin e infeksionit, trajtimin e inflamacionit/infeksionit, prevenimin e kompromitimit te qarkullimit te gjakut (varesisht nga gjendja obkektive).
Gjithe te mirat,
Dr Dardani