Erdiola 02.02.2021
Pershendje! Do doja tme ndihmonit para 1 viti ankthi mua me fillon me nje plogeshti te madhe ne trup, ishte siptome e cuditshme dhe nuk rrija dot rehat per nje moment trupi im nuk mu duk i imi dhe i njejti si dikur, u cova ne kembe dhe prap ndihesha sikur trup i lirshem u tremba bertita dhe akoma po ndihesha akoma me keq saqe perfundova ne urgjence ne spital. Per mua ditet e fillimit te ankthit ishin nje tmerr i vertete ,.. Me tremb shum kjo plogeshtia ndjej nje plogeshti te madhe dhe krahet kur i leviz , me duket ndjesia sikur si leviz pasi nuk i ndjej jo vetem krahet po i gjith trupi , te pakten koheve te fundit kam arritur pak ta kontrrolloj veten nuk e di nga vjen i kam bere analizat theksoj kam dal mire. Po kjo gjendje e plogeshtis nuk me ben te ndihem rehat ju lutem cfare me sygjeroni te bej si duhet t aheq gjith kete plogeshti qe kam?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur! Unë kam 2 vite qe vuaj nga kjo gje, te mos arrish te njohesg veten, eshtw shume e dhimbshme, kam dhe 2 femije te vegjel, por duhet me mesu me s menaxhu edhe pse ndonjehere te tmerron dhe te fut friken kaq shume sa ti mendon se nuk ke shpetim. Uroj ta kalojne te gjithe kete gjendje
Përshëndetje,
Më vjen mirë që po kërkoni ndihmë të kuptoni gjendjen e plogështisë e cila nuk të bën të ndihesh rehat, madje edhe të tremb jashtëmase shumë. Të jesh në trupin tënd dhe të mos e njdjesh atë? Të lëvizësh dhe të mos e ndjesh lëvizjen..Të mos kesh kontrollin.. Me të vërtetë është tmerruese dhe sigurisht që të ka bërë të ndihesh shumë keq. Tani si ndihesh? Thua që ke arritur të kontrollosh pak veten, cfarë do të thotë kjo gjë? Mund të më tregosh pak më shumë? …
Ti i ke bërë analizat dhe ke dalë mirë, por besoj i gjithë procesi ka qenë shumë stresues, duke mos ditur cfarë mund të kesh.. Çfarë mendoje në të atë periudhë? Tani duket që e ke kuptuar që është ankth dhe je e ndërgjegjshme që fillimi i tij ka qenë i tmerrshëm për ty. Kërkon guxim ta njohësh dhe pranosh ankthin.. Më pëlqen kjo gjë tek ty dhe do doja të mund ta eksploronim bashkë se cfarë po komunikon trupi yt?
Çfarë po e plogështon atë? Është e nevojshme ti japim gjuhë trupit tënd.. Sugjeroj të konsiderosh marrjen e shërbimit psikoterapeutik.. Duke qenë se nuk i di si i ke edhe mundësitë në zonën ku jeton, mund edhe të flasësh direkt me psikologun përmes chatit online tek faqa http://www.nukjevetëm.al .. Kujdesu për veten,
Arela
Pershendetje e dashur Arela Çarku!
Faleminderit qe me dhe pergjigje
Me te vertete kur ti nuk ndjen levizjet asgje ste ben pershtypje, sepse plogeshtia e madhe qe kam ne trup ste le te besh dit te qete normale , po analizat i kam bere 100 her me kan thene qe e ke lodhje psikologjike
Sidomos kur qaj shum behem akoma me keq sikur e gjith energjia e trupit me iken, jam mesuar keto kohe sepse boll me ka trembir duke ndjenjur vetem brenda tashme gjerat qe po zgjasin dhe kam kuptuar qe sme bejne asgje spo trembem , por prar nuk jam 100% e qete , dua ta ndjej trupin tim ashtu sic e kam ndjere gjithmone.. Trupin tim madje e shtrengoj ndonjeher madje dhe e pickoj , mbase duket e cuditshme por un mendoj sikur ket siptomen e kam vetem un. Nuk e di dmth shpresoj te me kaloje.