Këshilla/Blog

21.02.2016

Prej kohesh jam ne nje lidhje serioze me nje djal qe dhe pse jetojme ne largesi me ka bere te perjetoj ndjesin e dashurise se vertet.. Problemi qendron se nuk kemi kryer mardhenie seksuale dhe kjo per arsye se keshtu kam vendosur une… Arsyja qe kam bere zgjedhje eshte se per mua seksi eshte paksa tabu ne nje lidhje qe nuk eshte e zyrtarizuar… Por me kalimin e kohes shoh qe kam shume deshire te kryej mardhenie seksuale me te dashurin tim por serisht stepem duke menduar se do bej dicka te gabuar… Cfare duhet te bej?

  1. Orjola Pampuri says:

    Pershendetje
    Duke lexuar me interes letren tuaj, mund tju them qe ne nje lidhje te konsoliduar marrdheniet seksuale nuk mund te jene kurrsesi tabu, edhe ne qofte se kjo do te ishte hera e pare per ty, pasi te ndash dicka te tille me njeriun qe do nuk ka asgje te keqe, perkundrazi eshte nje experience e paperseritshme. Do te te sugjeroje ta ndermerrje nje hap te tille, pasi nje marrdhenie konsolidohet akome me shume nese beheni pjese e nje marrdhenie te tille. Jetojme ne shekullin e 21, dhe te kryesh marrdhenie me njeriun qe do pa e zyrtarizuar lidhjen nuk mund te jete kurrsesi tabu, perkundrazi e zbukuron me shume lidhjen tuaj.
    Te pershendes

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV