Këshilla/Blog

Ed 16.07.2023

Desha te Mar nje keshill per nje vendim timin,e per vendimin qe do mar.Dua te flas për familjen time,edhe ndjenjat që kam për ata,fatkeqësisht kam pasur fatin e keq te rritem ne nje ambient, familjarë jo tê shendetēshem,dhe shumetoksik, gjithë këto vite,përvec bullizmit, dhe skenave , sjelljeve traumatike nê isha e detyruar ,jo ti fyej prinderit,por thjesht po them të verteten,isha e detyruar të duroja neglizhimin,dhunen psikologjike ca here fizike,te nje babai analfabet,pa shkollë,që punon punë krahu, dhe gjithmonë vinte gjithë të tjerët para meje,qofshin kto,komshi,vellain,shokun e punēs,tezet e mia,hallen,mbesat,bente cdo gje per opinion,per gjoja të drejtēn, ai nuk e kishte aspak problem te me fyenin njerëzit hapur,ca sillte ktu,oseme hynin ne hak,fryheshe nga mami im per sherre,ka e kohra qe flet mire,kshu gjoja ben gjera per mua,po une shikoj me shume ata qe skane bere se ato qe kane bere,se mami a thua ca vite sa ishte ne punë vinte me zjarr shtepi,e kaptw me mua ,nxiste tezet kunder meje,kot per punet e shtepise,kur behet keq rri shtrat,flet fyerje pa lidhje,ndodhi qe i hapesha per nje muahabet ca kisha perjetuar,as me keshillonte,nuk me mbeshteste,madje ne inat e siper perdor te metat e mia per te me ulur,ca her perhapte thashetheme farefis per mua ,jo me gruan e dajes,jo me motrat e saj,tezet e mia ,nipin e sajze me shihnin njerezit si perbindesh qe gjoja une nuk doja mamin tim e i beja keq,Ku ne fakt ajo hapte sherr per budalliqe,per pjatat per punen,per veshjen,ku dal ca blej,fyente vet kur ja ktheja une nuk i pelqente,tezet i kam goxha te prapambetura,sa her me thonin gjoja si duhet te jem nuse se do martohem,njera qe beja shkollen qytet tjeter e shkoja te shtepia saj ca her me hidhte fjal,madje njeher eshte zene keq me mua,me mallkoi,per ca se ika vone ne shtepi,dola ne erresire,une isha pak keq per vete ne ate kohe,e semur po,shi i madh dimer,vetem se doli me cader dhe e lodha ,pastaj si erdhi mir kur erdhi ne shtepi e nuk i fola,bente si viktim,kjo sme perfill mua,as me inetereson fare tja degjoj emrin as asaj as kushurinjve e farefisit se skam pas muhabete e vetem me shume me kane renduar,me njerezit e afert xhaxhi,gruaja e xhaxhit ,Hallat vite me pare kemi pasur goxha sherre e perplasje,po e para nja dy vitesh kam pa’s shume fyerje nga familja e xhaxhit tim se jetojn shpi ngjit me prinderit e mi,ato kane nje vajze 13 vjec ,po shejtan,e di qe eshte e vogel ,dhe me fajsojn me sulmojne mua,e familja ime nuk thot nje fjal edhe fuste xixa familjen e vet per mua,e cila ishte e kontrolluar dhe e ndikuar nga nena e saj qe perher se di ca fiksimi e ka kap me mua,e nxiste kunder meje vajzen e saj,perher kur 3 mbaja e dilja me te perher per keq ta merrte ,shante shume keq babi vellai,mami e shikonin si e tepronin ata e thoshin me ty do meremi ne,llafe ke,nderkoh kur jetonim te dy ne nje Kat vite me lare haeshin si qen me njeri tjt,nuk me degjonin fare qofte e te flsinin si njerez,ca do problemesh kushuriren e vogel e mbaja afer,ndaja gjera,e keshilloja ,ajo e familja saj me te keq, deri sa ndodhi nje ngjarje,dhe vendosa per veten,tani kam disa muaj qe e kam larguar atë te voglen nuk e mbaj me se vec telashe sjell, jam e qet,sa per vellan tim ai eshte cun I mir po shume jo I muhabetit,I mbyll vete,dhe sdo te futet biseda te thella,nuk te kuptojne,une ndihem si e huaj ktu e pse e kam familje,njerez medioker,ku secili vazhdon jeten e vete pa u kujtuar se jemi familje,skane as plane per vete,edhe mua nuk me motivojne,madje me fundosin,askush sdo tja di ca ndiej ,ca mendoj ,ca dua,ca vuaj,ca kam nevoje por
Vetem te kritikojne mo.Edhe tani e di sa e qet mentalisht jam qe I kam per lidhjet,nuk flas me asnje te fisit,madje kur vijn ne shtepi as nuk I takoj fare,Iki se kush degjon kritikat,moralet e tyre,tani vetem me familjen jam e qete po se preva lidhje me gjithe familjen e vellait babit tim,dhe nuk u jap muhabet ,nuk futem,gjithe tensioni ,ne shkolle,problemet familjare,sjelljet e prinderve me ben te kem ca raste sjellje fyese me ta me paditurin,kontrollin ,kritikat qe benin,kur ua ktheja une isha budalle e lige ,kur I benin ata ishin normale,ca raste kam Mar flak kot,po kam kerkuar falje kur e kam tepruar,nuk dua kurre te jem sidomsos me te shpis si ata qe me fundosen mentalisht me ate sjellje,nejse tani cdo gje mbaroi,shkolla mbaroj,do nis nje jete te re diku tjeter,Gkermani,ndoshta martohem me dike qe e pelqej dhe eshte djal I mire ,nje mendje me thote ti pres fare lidhjet e me familjaret,te krijoj familjen time e te bej femij ,mos te vij me ne shtepi fare,fundia fundit nuk eshte se ma diten vleren,ben prinderit detyren prinderore ,dhe vellai detyren vllazerore,vec per materializem per lek I ke, vec ta Kesh par si ma kan permend faktin qe nuk jam ne pune,une pune skam filluar se kam pa’s shkollen ,ose sillen si te interesuar kur vonohesh jashte marin tel,ose kur je e semur,do thoni ju te ushqyen, te rriten ,e te strehuan, po ato sjellje qe me ben ose nuk ben,pse nuk me degjuan per problemet e mia,njeher pse sme mbrojten ,me mesuan per boten,per ca te vij me femijen tim ktu mbasi te martohem,1 her a 2 her vite per te mbajt kujtimin e tyre gjalle,nderkoh e ateher nuk do kem lidhje me ta,biseda komunikim,vec do jete nje femij Me shume ,po kur ja shpreha nje miku kte problem me tha ,
Ndoshta eshte gjynah I madh ti shkeputesh te gjitha lidhjet me ta gjithe jeten e mos ti shohesh me mos tu vish me ne shtepi.Prinderit te edukuan dhe mbrojten aq sa ata dinin,ai ndoshta ka te drejte per kete se mami I’m eshte rritur pa nene,I ka vdekur nena ne foshnjeri nga kanceri ,babi nga nje accident ne moshen 14 vjec e ajo u detyrua te martohet me babin pa deshire per shkak te vellezerve te saj dhe kunatave qe e detyruan,babi im pereher ka qene ne kontroll te gjyshit ,babit te vet,I u rrit I paarsimuar, I dhunuar,I shenjestruar nga motrat e vellezrit e tij I shenjestruar per paaftesit e tij ne shkolle,ndoshta vuajtjet ,nderbrezore ,plaget e tyre mi kaluan e mua dashje pa dashje me sjelljen e tyre,
Kjo shpjegon faktin pse ne shoqeri ,ne fis kam qene e une e sulmuar e keqkuptuar,
E trajtuar si e paafte dhe budalle,edhe pse
Jam munduar te bej gjera me veten ,mbarova nje shkolle ne logopedi,lexoj libra,
Bej gjera qe me pelqejn,ndihmoj te tjeret emocionalisht kur kam nevoje, por prap mendoj qe pavaresisht historise se tyre nuk duhet te me trajtonin si te panjohur,te me benin nje her qefin,te mos u jepnin drejte tjerve,sa per vellain ai cun ,nuk eshte sensitiv,vetem do te rri larg dramave, e prinderit ate e pergezonin,e mbronin me shume ,ndryshe nga une qe justifikoheshin,me fajsonin per punet e shtepis llafet e tjerve ,vetem se eshte cun dhe eshte dy vite me I vogel vellai se une..

Por prap mendoj te jem egoiste,sdua te me interesoj malli I tyre ,apo braktisja e tyre qe mos ti shoh me se edhe u kam then qe do iki,e me kan then te qerohesh sa me pare,sdua te me interesoj fare jeta e tyre ca do arsye qe kane ber per rritjen time,dua ti pres nga jeta ime,pergjithmone,ndaj atyre ndiej nje fare ,dhimbje,zemerimi,mosplotesie te nevojave psikologjike,perkujdesjes prinderore ,nje lloj revolte ,padrejtsie ,qe nuk di si ta pershkruaj,dreqi e mori ,po bota ka qene brutale me mua,ku ste kupton I joti ,vaj halli per te tjeret.NUK E DI CA TE BEJ

  1. M says:

    Pershendetje Ed. Une nuk jam nje nga specialistet e faqes por thjesht nje person qe deshiron te te ngushelloj sadopak. E kam lexuar te gjithe historine tende dhe me vjen shume keq qe je rritur ne nje familje me neglizhim, dhune psikologjike dhe fizike. Me vjen mire te kuptoj se ti ke arritur te kuptosh dhe historine e prinderve te tu se dhe ata kane qene pjese e situatave qe i kane bere ata qe jane sot por fakti qe ata kane kaluar traume nuk do te thote se duhet te te fyenin,te te bullizonin ose te merreshin me thashetheme per femijene e vet. Trauma qe ata kane kaluar i ka bere ata te jene ata qe jane sot dhe te te lendojne ty ne kete menyre por serish ata mund te perpiqeshin ta thyenin traumen qe kane kaluar ne moshe te re dhe mos ta percillnin tek ty por nuk kane qene mjaftueshem te informuar per traumat nese ata do ta kishin ditur se cfare demi po te shkaktonin psikologjikisht ndoshta do ta ndalonin dhe do te perpiqeshin te te mbronin para tezeve,hallave,xhaxhit tuaj etj. Me vjen mire te degjoj se je duke bere gjera qe te bejne te ndihesh mire dhe qe ke studiuar dhe mbaruar studimet ne degen e logopedise. Nga mesazhi qe shkruan thua se do t’i shkeputesh lidhjet tuaja me familjaret per kete gje nuk jam shume e sigurt se cfare mund te te them por nese ju mendoni se kjo eshte gjeja e duhur per ju atehere eshte mire ta beni. Vazhdoni jeten tuaj dhe beni gjerat qe mendoni se jane te duhura per ju. Uroj t’ju kem ndihmuar sadopak.

  2. Përshëndetje Ed,
    faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevetëm!
    Më vjen keq për gjendjen tënde dhe për fëmijërinë që ke kaluar, duhet të ketë qenë e vështirë për ty që të ishe vazhdimisht në shënjestrën e të tjerëve, e aq më tepër të prindërve. Mesa kuptova nga mesazhi, mamaja jote duket se ka pasur një zemërim më të madh me ty se sa me vëllain tënd, dhe besoj kjo ka rënduar më shumë tek ty. Nga ana tjetër, po mendohesha se përse një nënë dhe një baba të kenë një qasje të tillë ndaj fëmijës së tyre? Sado që të jenë me nivel të ulët arsimor, të shprehurit e dashurisë nuk kërkon ndonjë nivel të lartë? Çfarë i ka bërë ata ashtu?

    Gjithsesi, në këto kushte vendimi për të mbajtur apo jo marrëdhënien me ta është i joti, por do të të sugjeroja që të bëje disa seanca psikoterapie përpara se ta marrësh këtë vendim sepse ndikimi i tyre mund të jetë i madh edhe nëse do i ndërpresësh marrëdhëniet me ta.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV