Këshilla/Blog

27.03.2016

Pershendetje ! Jam nje vajze 19 vjec dhe kam nje problem . Prekem shume shpejt . Nje fjal te vogel te degjoj per veten me ben te urrej veten . Ne momentin qe me thon dicka e kaloj sikur sme ka shqetesuar fare ajo qe kam degjuar . Rri gjithe kohes duke qeshur ne syt e te tjereve sa ndonjejer me thone dhe qe jam e cuditshme . Por me duket sikur kur qesh ( dhe pse mund te jem shum e trishtuar realisht) sikur e kaloj me leht . Por kur jam ne shtepi dhe vetem gjithe kohes un rri vetem duke qar . Ka net qe sflej dot gjum ma shpif vetja e urrej si nuk mund te bej dot dicka tamam dhe behem sikur jam e semur me verte. Kam temperatur dhe me perzihet shum . Te mos mjaftonte kjo me merret dhe goja . Kur jam me njerezit e afert se kam kete problem . Por kur flas me njerezit qe nuk i njoh mir me behet i dukshem ky problem . Jam ne vit te par ne shkoll te larte . Dhe kur petagoget e seminareve na pyesin un gjithmon them nuk e di kete mesim ( edhe pse ne te vertet e di por bej gjithcka mos te dal e te flas se filloj dridhem e tera dhe nuk arrij te artikuloj dot asnje fjal tamam ) . Do doja te me ndihmonit se si mund ta kaperceja kete problem nese mund te kapercehet . Flm 🙂

  1. Gjendi says:

    Fillo te kesh besim ne vetvete
    Nuk eshte problemi yt qfar mendojn te tjeret rreth teje.
    Mos e paragjyko kot veten.
    Shprehe mendimin tend kur te sheh qe eshte e nevojshme nuk ke nevoj ti japesh vetes stres te kot.
    Eshte vecori e mire kjo qe ke ti pra te jesh pak e turpshme
    te perpiqesh gjithmon qe te kesh lavdata nga njerzit tjer, por mundohu ta mbash ne kontroll ket veqori.
    kjo kapercehet vetem me vullnetin tend per te ndryshuat

    Gjithe te mirat!

  2. MSc. Ardita Korriku says:

    Përshëndetje!
    Faleminderit që na ke shkruar.
    Sigurisht që mund të kapërcehet ky problem dhe fakti që na ke shkruar e po kërkon ndihmë është një hap drejt kapërcimit të tij. Kjo tregon që ti ke forcë dhe mund tia dalësh. Duhet të kesh më shumë besim tek vetja jote dhe kapacitetet e tua. Mund tia fillosh duke bërë e thënë gjërat që ti di dhe mund ti bësh më lehtësisht.
    Marrja e gojës ose sic i thonë ndryshe belbëzimi, së bashku me dridhjen më bëjnë të mendoj për ankthin social. Kur të ndodhin këto simptoma kryesisht? Kur kanë filluar? Ti shprehesh se nuk e do veten, madje edhe e urren, duke tregua vetvlerësim të ulët për veten. Mirpo, unë jam e sigurtë që ti nuk po e vlerëson si duhet veten, pasi ti sapo ke treguar një forcë të madhe. Fakti që ti na shkruan dhe e ndan me ne këtë shqetësim, tregon se e do veten dhe do që të bëhesh më mirë.
    Duhet të shikosh sistemin e vlerave dhe besimeve, mbi të cilat gjykon veten, duke zbuluar zanafillën e tyre dhe pse është aq e rëndësishme që cdo gjë të bëhet sipas tyre. Në marrëdhënie me të tjerët, ti thua që nuk i pranon komentet negative për ty, edhe pse mundohesh ti kamuflosh ndjenjat e tua. Jo të gjithë njerëzit do na duan dhe do ti duam, kështu që duhet të pranojmë reagimet e të gjithëve dhe të bëjmë diferencën se për cilat ia vlen të investojmë emocionet e tona më shumë.
    Megjithatë, unë të këshilloj të takosh personalisht një psikolog/e që do mund të të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ankthi social, nëse trajtohet në fillesat e tij, është më i lehtë dhe i shpejtë për tu trajtuar. Terapia Kognitive Biheviorale duket të jetë e efekthshme me problemet e ankthit dhe në këtë portal ka një numër ekspertësh që kanë një formim të tillë.
    Sido të jetë, ndjehu e lirshme të na shkruash sa herë të kesh nevojë.
    Të uroj me të mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.