Alban 10.10.2019
Pershendetje prej dy vjetesh sa her qe bej ndonje aktivitet fizik me krahun e majte kam probleme me dhimbjen e zemres si edhe tension pasi e ndjej ne koke. Me ndodh qe te kem si keputje trupi, per here te pare me ndodhi pasi bera palester dhe ka vazhduar deri tani.i kam ber te gjitha vizitat per zemren dhe gjaku disa her ne spital privat por edhe shteteror me thon e ke cdo gje ne rregull nuk asnje problem. Po ashtunkam ber vizite edhe per pjesen nervore te njeten gje me thon ske asnje problem, ju lutem me thoni se cfare problemi mendoni qe kam
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Alban,
Si fillim kam disa pyetje për ty. Ky shqetësim të ndodh vetem kur bën aktivitet fizik, apo ka dhe situata të tjera? Duke qene se ka dy vite që shetësimi ka filluar, ka ndodhur ndonjë gjë në jetën tënde në atë periudhe, pra para rreth dy viteve?
Nga përshrkimi kuptoj se janë bërë kontrollet e nevojshme fizike dhe është mirë që ke rezultate pozitive në këtë drejtim. Por shqetësimi ekziston dhe kërkon vemendjen e duhur.
Mundet që problemi yt të ketë natyre emocionale. Pra shpesh shetësime në trup të cilat nuk kanë realisht një bazë fizike quhen shpesh somatizime ose ccregullime somatoforme. Ka disa aryse pse ndodhin, disa mund të jenë një konflikti i brendshëm apo një ngarkesë emocionale për të cilën pëerosni që po e përjeton nuk ësht ëi vetëdijshëm. Në këtë momnt ndodh dhe një crregullim në mekanizmat që ne përdorim për të rregulluar vetn tone dhe bejmë që trupi ynë të reagojë në forma të caktuara. Në rastin tënd ka lidhje me krahun e majtë, zemrën tensionin. Mundet që trupi yt po të shpreh dicka në mnyrë simbolike. Që ka lidhje konkretisht me aktivitete fizike apo me konkretisht këto pjesë të trupit… por që të them dicka më shumë do të duhej një informacion pak më i detajuar nga ti. Të sugjeroj që të flasësh me një psikoterapist.
Gjithë të mirat
Klodjana