Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje, Kam shume probleme ne perqendrimin ne mesime dhe e kam pas prej shume kohesh. Prinderit tallen dhe nuk e quajne te vertete. Pas disa kerkimeve ne internet, mendoj se kam nje rast te quajtur ADD – Attention Deficit Disorder , dhe une mundohem ,mundohem,mundohem te mesoj por thjesht nuk mundem pavarsisht sa ore rri. Cdo gje me shperqendron dhe nuk arrij dot maksimumin ne gjerat qe bej.Eshte nje ceshtje e cila me ka ulur shume nivelin e notave dhe nuk me pelqen, gjithmone edhe kur flas me te tjeret nuk i kam vemendje ne “Bisedim”…. Si mund tja bej, a duhet te vete tek mjeku? Nuk i kam thene njeriut pervec prinderve qe vetem tallen….

  1. Orsjola Qendro says:

    Përshëndetje,
    Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm”. Kuptoj se jeni e shqetesuar nga mungesa e perqendrimit, pasi ju pengon si per te mesuar ashtu edhe per te bere nje bisede te zakonshme duke ndjekur bashkebiseduesin. Ju keshilloj te mos nxitoheni duke u vetdiagnostikuar. ADD – Attention Deficit Disorder ose Çrregullimi i vemendjes eshte nje crregullim i cili identifikohet nga persona te specializuar dhe zakonisht duhet te shfaqesh me shume se nje simptome per te marre nje diagnoze. Per te lehtesuar disi gjendjen provo te mesosh me intervale te shkurtra, dhe mos mbaj prane vetes objekte te cilat te terheqin venendjen (si telefoni, kompjuteri apo TV).
    Sa per faktin qe ju permendi se prindrit nuk ju kuptojne dhe vetem tallen, ju mund t’u kerkoni atyre t’ju shoqerojne te specialisti mjek apo/dhe psikolog per te kutuar me shume rreth situates qe po perjeton.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV