Këshilla/Blog

15.05.2017

Pershendetje,jam nje vajze 15-vjecare qe banoj ne nje qyteze. Jan dy cuna te cilet i kam vertet frike,jo sepse me kan ber ndonje gje per tu patur frike por jan vertet te frikshem,jane djem qe kane shkelur ligjin. Te dy me kane shkruajtur ne rrjet social. Padyshim une nuk i kam kthyer pergjigje. Duke qene se banoj ne nje qytet te vogel shihemi shpesh dhe gjithmine qe me dalin perpara un dhe shoqet e mia nderrojme rrugen. Ndonjehere edhe ata e nderrojn rrugen kastile dhe shohin e qeshin,ka raste qe shoqeve te mia u kane hedhur fjale. Duke biseduar nje dite me nje shoqe tjeter mesova se dhe asaj i kishte ndodhur e njejta gje. Dhe ajo kishte frike nga keta djem sepse e shikonin ne menyre te frikshme dhe i kishin folur ne rrjet social. Si tia bejme qe te na hiqet frika nga keta persona drrogaxhinje e rrugaç. Duket nje problem i vogel por ne fakt e pabera mund te ndodhe nga momenti ne moment. Ata persona nuk jane ne dijeni se cfare bejne,jane komplet jashte rruges se drejte.Ju jam vertet mirenjohese nese do te me jepnit sado pak ndihme profesionale.

  1. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershndetje e dashur,
    ju jeni ne nje moshe delikate, dhe jeni ende duke u rritur dhe duke formuar personalitetin tuaj.
    Si fillim dua t’ju pergezoj qe nuk keni rene pre e presionit per te krijuar miqesi permes rrejteve sociale. Nga pershkrimi qe ju i beni situates, djemte jo vetem qe mund te jene ne probleme me ligjin, por edhe mund te jene te pa ndergjegjshem per nje pjese te veprimeve te tyre. Duket qarte qe menyra se si ata kane vepruar me ju apo edhe me shoqen tuaj nuk ka asnje qellim te mire.
    Ju keshilloj te vazhdoni te shmangeni prej tyre, sic keni bere deri tani. Por nderkohe kam disa pikepyetje ne mendje nderkohe qe shkruaj. Ku jane prindrit tuaj ne gjithe ke situate? A kane ata dijeni se ju ndiheni te kecenuara nga sjellja e ketyre djemve?
    I bej keto pyetje pasi ka disa situata te cilat ju nuk mund ti zgjidhni e vetme, pavaresisht sa e rritur ndiheni.
    Do ju lutesha te me shkruanit perseri, qofte edhe per tu siguruar se jeni mire.
    Gjithe te mirat,
    Orsjola Qendro,
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.