Ela 01.11.2019
Pershendetje doktoresha!
Ju falenderojme qe ruani anonimatin ne kete rrjet social ku dhe cdo shqetesim I yni gjen nje rrugezgjidhje. Para 3 vjetesh kam kryer nje abortim me kokrra shkoj cdo gje normal nuk Kam pas me pas komplikacione.kam bere kontrolle me pas gjinekologjike eko dhe paptest cdo gje ne rregull. Po qe atehere para tre vjetesh nuk kam bere kontroll pasi skam pas ndonje shqetesim. Theksoj para nje muaji kam pas dhimbje te tmerrshme mezi zakonisht me zinte me shume ne mengjes heret dhe gjithe dite me pak dhimbje.kjo vazhdoj gati nje jave mirpo ne mesin e kesaj jave kur kisha keto dhimbje filluan tme dilnin sekrecione vaginale te trasha te shoqeruara me pak gjak qe nuk dukej si gjak Por dicka e perzjer me sekrecionet keto vazhduan 5 dite rresht.Me pas me erdhen periodat normal si gjithmon kjo menyra tjeter ndaloj dhe vazhduan periodat si normalisht 5 dite te tjera.
Gjithe jeten time pothuajse kam pas sekrecione te bardha kur kam bere vite me pare kontroll gjinekologjik doktoresha tha qe ke shume te bardha ke nje si tip kokrre qe mbledh te bardhat Po te duash operoje Po te duash jo nuk eshte penges per ty thjesht qe te ndihesh rehat nese sdo te kesh te bardha gjithe kohes, kete se bera se kisha frik plus qe nuk ishte problem dhe e lash kjo rreth vitit 2007 sh kohe ne pare.
Mirpo tani kam sekrecione si te turbullta bera strisho dhe dola me myk dhe stafilokok aureus.
Antibiotiket me dalin te gjithe MS dhe R dhe nuk di cfare mjekimi te mar pasi kam pas perdor cdo vit antibiotik per infeksion urinar dhe ndoshta trupi ka krijuar imunitet ndaj antibiotikeve.
Cfare me keshilloni,ju lutem?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Mund te merrni antibiotiket qe jane mesatarisht sensibel. zakonisht ne trup, ato veprojne me mire se ne laborator. Po keshtu, mund te merret mjekim i kombinuar. Gjithmone ne varesi te moshes, problemit, reaksioneve, nese keni ose jo semundje, nese merrni ose jo ilace te tjera etj etj.
Gjithe te mirat!