Këshilla/Blog

19.01.2018

Fillimisht dua t’ju pershendese, jam nje nene nga Kosova deshiroj mendimin e ndonje psikologu-e profesional nga Shqiperia. Filloj ta rrefej gjendjen time emocionale. Ka nje vit e gjysme e zura burrin ne komunikim telefonik me nje grua tjeter, nene e tre femijeve dhe burrin kishte. U cmenda nga ato komunikime cka pashe mes tyre foto nudo, nga te dy anet, fjale te ndryshme fyerje te ndryshme nga ana e burrit tim per mua, tek dashnorja, takimet neper villa motelet e sexit, shpenzime etj etj. Wauuu sa ishte e rend kjo sa shkatrruese per mua. E pergjova 30 dite ne tel deri sa nuk durova me dhe ruajta te gjitha mesazhet dhe ja tregova bashkeshortit. U be sikur donte ta gelltiste toka, filloj me qajt filloj te me perulej dhe me thoshte se ka gabuar dhe se ajo lavire ja ka humb autoritetin dhe shkatrru familjen. Vuajta teper nga keto lendime sepse nuk e kisha as idene se mund te kishte nje tjeter aq besim ne te, vetem kurreshtja me shtyri ta pergjoj tel. Ishte nje burre shume i kujdeseshem ndaj meje dhe familjes nje engjull para syve. Kalonin ditet une e tmerruar nga kjo dhimbje. Burri ime gjithmon mundohej te me bindete se ka mbaru ajo mos e diskuto me kam gabu kam gabu. Une te dua shume ty, e kam bere si cdo burre qe tradheton. Kaloi nje vit dhe e zura se bashkeshorti im ishte prap me te njejten grua, ajo kishte mashtruar burrin kurse ky me mashtronte mu ishte loje e tyre. Grua psikopate qe sorollatej nga nje burre tek tjetri per perfitime financiare, kete e kam kuptuar permes sms. Lotet sme ndaleshin as dite as nate. Prap e fala vitin e kaluar ishte hera e dyte qe e falja. Me duket se hera e dyte ma humbi gjithe besimin, nervozohem i bertas nganjehere me kujtohen ofendimet qe mi bente tek dashnorja pa asnje aresye, e para meje ishte engjull kerkonte dashuri dhe vetem sex, nganjehere dhe burri im me duket se ka qrregullime mendore. Me dhimbsen femijet sa trauma kane perjetuar. Me eshte shkatrruar jeta familja nuk mund te qetsohem, nuk kam besim fare ne te. Eshte shume mashtrues, kam humbe edhe personalitetin tim si njeri me vlera, e urrej bashkeshortin por edhe e dua ne te njejten kohe. Deshiroj te ndahem nuk dua te jetoj me kete ankth me, me kete nervoze me kto dyshime qe as nje sekond nuk me lene te qete, me paraftyrohet cdo gje, nuk jam rehat fare vetem stres stres. Duat te lirohem dhe pjesa e mbetur e jetes tua kushtoj femijeve te mije dashurin qe keto tri vite u mungonte nga problemet e mija. Ju lutem a ja vlene te sakrifikoj jeten time me tradheti ? Burri im nuk ka deshire te ndryshoj i duket normale dhe per mua ta provoj me nje tjeter dhe te kemi martese te hapur. Nuk ma thot drejtperdrejte por e kuptoj se cfare don te thot. Me kshilloni ndonje expert jam ne halle kam frike se nuk mundem ta perballoj ndarjen. Raportet me mua i ka shkelqyeshem me perqafon kerkon shume sex mi plotson deshirat. Por kam nje karakter te fort nuk e perballoj tradhetine per aresye financiare ose familjare. Cfare te beje nuk jam e qete ne asnje minut nuk kam besim fare hiq tek bashkeshorti. Ju faleminderit per bashkepunimin, pres pergjigjen tuaj nga psikologet.

  1. MSc. Ardita Korriku says:

    Pershendetje! Me vjen keq te lexoj qe marrdhenia juaj eshte ne kete pike. Ne nje martese , kur parteneret nuk shkojne mire me njeri tjetrin, kur dashuria e tyre mbaron ose gjerat nuk jane sic priteshin, jane te afektuar te gjithe pjestaret e familjes. Ne rastin tuaj edhe femijet. Ata e vene re cfare ndodh mes jush dhe pse duhet te qendroje vetem mes jush, e kjo gje nuk eshte e shendetshme as per ata. Ti kerkon ndihmen tone, por ne fakt ti I ke shprehur qarte mendimet e tua; qe nuk e duron dot tradhtine dhe qe nuk ke me besim (me te drejte) te bashkeshorti yt. Vendime si te falesh partnerin pas tradhetise ashtu sikurse te vendosesh per te nderprere martesen, jane shume te veshtira. Ti ja ke dhene shansin qe ta provonit serish dhe qe ai te fitonte besimin tend, por me sa na thua ai nuk e ka vleresuar dhe respektuar kete. Vendimi se cfare te beni me tej te perket ty dhe atij. Nga ana jote eshte mire te mendosh se cfare eshte me e shendetshme nga ana emocionale, por jo vetem si per ty dhe per femijet. Beji pyetje vetes se pse ja vlen te shpetosh kete martese dhe pse jo. Ndoshta pro-te dhe kundrat per te dy alternativat do te te ndihmojne te marresh nje vendim. Nuk eshte e lehte, e di, por ti nuk je vetem dhe jeta vazhdon. Te uroj me te mirat dhe mos hezito te na shkruash serish. Me respekt, Msc. Ardita Korriku, Psikologe Klinike

  2. Ee says:

    Pershendejte jam nane e tre femijeve.
    Qeshtja qendron ketu
    Burri ka koh qe jeton jasht vendit e ne kemi ardhur e dy muaj me femijet
    Gjat kohes sa nuk kam qen ketu burri ka fillu nje lidhje me vajzen e shefit ku punon qe di thot punojn bashk. Kur erdha e kuptova gjith historine, njeher me tha qe jan ndar po prap e vrejta qe jo. Pastaj me tha qe dua te jem me te per shkak te pasurise sepse ajo eshte ne gjendje te bej gjithqka per fmit ton perfshire edhe mua madje ta mbaj lidhjen e fashehur vetem te jet me burrin tim. Theksoj eshte ne procedur divorci dhe ka nje vajz.
    Burr me tha une kurr nuk dua te ndahem nga ti sepse ajo e di rendesin tende dhe te femijeve te mi e din qe nuk ndana nga ti dhe e vetmja arsye eshte se dua ta bej jeten e mir ty dhe fmijeve se vet kam pas femijeri te keqe edhe pas marteses varferi te vazhdushme .
    Une kam mbet pa rrugdalje, me tha tlutem me kupto vetem dy vite sa te arrij qellimin dhe gjithqka kthehet si me pare.
    Une kam frik qe mos e gjith kjo kthehet keq per fmit ton mi gjen ndonje gje fmit. Njejten koh femer jam vet si me duket te me shfrytezoj dikush. Une vendosa ti them ok
    Pergjigjja ime eshte jo por me sa e shoh nuk kam rrudalje tjeter dhe nuk dua ta humbi se prap se prap nuk mund ta ureej e du shum burrin tim si dhe dua te jet pran fmive te mos ken trauma se veq sa kan ardh te babai i tyre. I kam then tjet i sinqert me mu cdo gje. Ai me tregon cdo gje mirpo une ndihem keq gjat gjith kohes dhe nuk muj ta perballoj ket gjendje . E para tjem e sinqert kam frik mi gjen fmit diqka, kam frik nuk ndahet kurr nga ajo edhe e ceka edhe me lart me dhimbset si femer e shfrytezuar po kur mendoj tjetren ajo nuk don te na ndaj se kuptoj dot ket gje .
    Nuk i shkruan asnjher kur eshte ne shpi nuk e thrret as asnjegje.
    I kam kerkuar burrit ta takoj jemi taku dhe as nje veprim te keq nuk ben qe me shfaq gjelozi apo diqka vetem me ka then me fal qe ka ndodh kjo
    Por kam frik ka ndonje plan apo kan ndonje plan bashk edhe pse burri gjith kohes thot une kurr nuk ndahem nga ti je me e rensishmja per mua se ke bo shum gjana per mu qe fakt i kam bo e tash po du une me ti kthy veq dura pak me lut ter kohen. As nuk nervriksohet me mu pa marr parasysh qka i them qka bej.
    Se di jeta lemsh mu ka ba se di ma si tveproj qka tbaj.
    Ajo eshte ne gjendje te blej cdo gje per fmit madje i ka then edhe rrogen ta rriti edhe shpi per familjen tende vetem mos me le se jam e dashuruar marrzisht ne ty dhe tregoj gruas tende se kurr askush zdo ta dij do jem e fshehur.
    Nuk di eshte nje labirint pa dalje .
    Ju lutem me ndimoni.
    Shpresoj tkem qen e kjart. Gjitha te mirat

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  3. Pershendejte dhe nje her dhe faleminderit qe me treguat. says:

    Kam ber pyetjen ne lidhje me gjendjen qe jam por ende ska pergjigje. Kam frik qe mund te mendoni si diqka te trilluar sepse eshte nej situat qe rrallkush mund ta besonte. Ju lutem me ndihmoni kam.nevoj per mbeshtetje . E vetme sdi cfar zgjidhje te bej. Faleminderit

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV