Dilara 12.05.2021
Pershendetje! Jam 33 vjec dhe kam nje shqetesim shume te madh. Do te me ndihmonit shume nese nje ekspert i kesaj fushe do te me jepte nje orientim. Jam ende e virgjer dhe kur dua te hyj ne kontakt me bashkeshortin , ndjej shume dhimbje aq sa nuk arrihet dot penetrimi dhe jam shume e thate. ( Theksoj jam akoma e virgjer ) Cfare duhet te bej ne kete rast , sepse eshte nje problem qe me shqeteson jashte mase dhe po ve ne rrezik martesen time.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mund te besh nje vizite gjinekologjike
Ta kuptosh se NGA vjen kjo gje
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. E para, duhet te beni nje konsulte/ vizite te gjinekologu, ai mund te vere re nese ka ndonje infeksion apo anomali qe pengon apo veshtireson mardhenien. Nese jo, atehere ju duhet konsulte me nje psiko-seksolog per te cliruar friken tuaj. Sa me shume qe shtyhet, aq me e veshtire do behet. Frika nga dhimbja nuk ju lejon lubrifikimin dhe kjo ju ben te ndjeheni e thate. Sigurisht qe mund te perdoret lubrifikues , nese ndihmon, por keto duhet t’i konsultoni me specialistin ne varesi te kompleksitetit te gjendjes tuaj.
Gjithe te mirat,
Elinda