Rona 12.11.2021
Pershendetje! Jam nje vajze 25 vjece. Qekur me ka ardhur cikli per here te pare ka qene i crregullt. Nje muj vjen, dy svjen, dy muj vjen, dy svjen. Ka nje vit gati qe jam fejuar dhe qe me marredheniet seksuale cikli eshte stabilizuar bajagi. Dmth qe ne Janar vec tre muaj sme ka ardhur. Dy muajt e fundit po tentojme per nje shtatzani por pa sukses. Cikli ka filluar te vije rregullisht dhe mundsisht ne te njejten date, gje qe ska ndodhur me pare. Ka rreth tre jave qe kam filluar acidin folik me shpresen qe me ndihmon te ngel shtatzane. Si ka mundesi qe spo ngelem dhe pse pikerisht tani cikli eshte rregulluar? Faleminderit paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje. Shume mire qe cikli po rregullohet. Mos u shqeteso nese ndodh serish te kete cregullime, sidomos ne kohe stresi e emocionesh te forta. Sa per shtatzanine, 2 muaj nuk jane asgje. Cifti me normal i botes ka nevoje per disa muaj qe te konceptoje. Vetem 20-25% e cifteve mund te konceptojne nje shtatzani qe muajin e pare. Dikujt I duhen 2, dikuj 5 e dikuj 8-10-12 muaj. Rreth 85 % e cifteve do kene nje shtatzani Brenda nje viti. Nese kjo nuk do ndodhe, atehere duhet te shkoni te mjeku per te bere kontrollet e duhura. Vazhdoni te tentoni, pa e kthyer ne pune dhe ne stress. Do te vije.
Gjithe te mirat,
Elinda
Shume faleminderit per pergjigjen, doktoreshë. Bëra nje vizite gjinekologjike te brendshme. Doktoresha me tha ae
Shume faleminderit per pergjigjen, doktoreshë. Bëra nje vizite gjinekologjike te brendshme. Doktoresha me tha qe mitra eshte ne rregull, kurse vezoret kane si hije te formuara per shkak se folikulat nuk formohen nje nga nje, por pernjeheresh. Me dha te pij Inofert HP (integratore alimentare a base di myo-inositolo, alfa lattoalbumina e acido follico), dy bustina ne dite. Me tha qe te vazhdoj perpjekjet per shtatzani dhe mos ta nderpres marrjen e bustinave per disa muaj qe me më rregullu ciklin. Si mendon doktoreshë? Viziten e bera ketu ne Itali, Milano.