Drini 03.11.2020
Prsh stafi nuk je vetëm do të doja një ndihmë nga Ana juaj sepse Po vuaj shumë.Ankthi dhe stresi që prej 5 muajsh Po vuaj shumë prej tij dhe nuk po bëjmë dot jetën e lumtur si më parë.Unë deri në këtë moshë nuk jam lidhur e as nuk Kam patur mardhënie intime.Problemi im qendron në faktin se zakonisht më pëlqejnë gratë më té mëdhaja në moshë dmth 40 e lart dhe nuk e kuptoj pse më është fiksuar kjo gjë në kokë..Tani që prej periudhës së ankthit më është fiksuar në kokë sikur un nuk jam I afté né lidhje me vajzat më të reja.Sepse gjatë kësaj periudhe Isha gati të fejohesha ,por realisht më është fiksuar sikur uné do jem impotent.Theksoj që para ankthit nuk e kisha këtë friké ,madje Isha I lumtur që po fejohesha…Do doja shumë një këshillë nga Ana juaj të shkoj Tek andrologu për një kontroll ,por Kam frikë se do më talli dhe do më përqeshë e do të më rëndojë më shumë.Sepse nuk di të ketë asnjë si me rastin tim,por realisht nuk e ndjej veten rehat dhe mé vjen zor të betohem e kam shumë té vështirë,kam frikën e talljes nga të tjerët..
Njé mendim nga Ana juaj ose këshillë sidomos sepse dua të dal nga kjo gjëndje e përgjumur…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Faleminderit qe keni shkruar. me sa kuptohet nga sa keni pershkruar me lart problem juaj eshte me natyre psikologjike dhe jo organike qe te zgjidhet nga nje androlog. Ne keto kushte do ju rekomandoja konsulte psikiatri te kombinuar me disa seanca psikoterapie per te eksploruar natyren e konflikteve tuaja emocionale qe gjenerojne kete ankth pasi ju nuk mund te krijoni nje marredhenie te shendetshme ne keto kushte dhe do ju sugjeroja qe ti kushtonit vemendje problemit tuaj pasi sa me pare te zgjidhet aq me shpejt dhe ju do jeni ne gjendje te jetoni nje marredhenie normale.