Këshilla/Blog

Oli 21.12.2020

Kam marrje fryme, shtrengim ne kraharor,pra gjendje ankthi qe ka disa muaj rreth 6 muaj qe eshte shtuar shume. Ditet e fundit kam pasur gjendje aktak paniku ku jam derguar ne spital me ambulance dhe pas disa minutash gjendja qetsohet.Ne keto raste nuk dua te kryej asnje vemprimtari pra mbyllem ne vetvete dhe nuk dua te flas me askend. Kam tentuar edhe vetevrasje me duket se nuk ka me kuptim te jetoj me kjo si shkak se para disa vitesh kam humb vellain dhe mungesa e tij po shtohet dita dites.

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. E lexova me vemendje shqetesimin tuaj. Nuk është e lehte të humbasesh nje
    pjesetar te familjes dhe e kuptoj kete gjendje qe pershkruan. Ankthi vjen kur nuk mendojme dot
    rreth dickaje dhe sigurisht qe mund te kete shume arsye pse ti nuk mendon dot rreth gjerave
    sidomos tani. Megjithate ne keto raste gjeja me e mire eshte te mos mbyllesh ne vetvete por ti
    japesh (ne menyre inteligjente) shansin vetes te flasesh me dike. Nganjehere njerezit e afert,
    miqte shoket, partneret mund te mos jene, cuditerisht, personat e pershtatshem per kete gje
    (megjithese nuk ka pse te mos jene) dhe per kete duhet te te kuptojne. Nisur nga kjo do te
    rekomandoja, pa vonuar, te filloje nje terapi ku te flisje per te gjitha “pamundesite” e tua te
    brendshme. Pikerisht duke folur me nje “tjeter”, qe nuk eshte I perfshire ne perditshmerine tende
    dhe njekohesisht nje profesionist lidhur me shqetesime te ngjashme besoj se do ndertohet nje
    raport ku ti do ta kesh “realisht” te mundur te nxjerresh dicka nga vetja, te marresh dicka nga
    tjetri dhe te mos mendosh ne menyre magjike (qe po ti japesh fund gjithcka rregullohet). Ai
    kuptimi qe ti po kerkon vjen ngadale dhe eshte nje proces paralel me ndarjen qe duhet te bejme,
    pavaresisht se eshte shume e veshtire, me te dashurit tane kur I humbim ata. Nderkohe qe
    ndahemi me ta, jo duke I harruar por perkundrazi duke I kujtuar, edhe “tjetri” dhe bashke me të,
    jeta, fillon te pranohen dhe te behen serish pjese e jona. Te faqja nukjevetem mund te gjesh
    kontakte per terapiste nese nuk ke se ku te interesohesh. Gjithsesi kryefjala tani eshte “respekto
    dhimbjen tende duke folur me dike”. Sigurisht qe je e mirepritur te me shkruash serish.
    Gjithe te mirat,
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV