Ruida 04.11.2019
Pershendetje ! Doktoresh ka 2 dite qe krejt papritur me jan shfaqur probleme me frymarrjen! Nuk ngopem dot me fryme dhe sforcohem shume per t’bere nje frymarrje te plote! Me perpara nuk kam pasur probleme te tilla dhe analizat e fundit qe kam bere per tgjitha oganet e trupit Zemren , mushkerite,veshkat etj etj kan qene ne janar.dhe kan rezultuar te gjitha mire. U paraqita ne urgjence para 2 ditesh dhe me than qe do mbenin qetsus por te nesermen ishte prape e njejta gje.ne momentin qe tentoj te mbushem me fryme ndjej disa pickime te pjesa e veshkave dhe mbrapa poshte shpatullave.theksoj qe nuk kam patur asnjehere probleme tilla,nuk kam pire asnjehere ne jet duhan,as alkol,merrem ke aktivitet fizik. E vetmja gje eshte se pas nje problemi qe kam patur te cilin e kam perjetuar keq ,muajt e fundit kam qene pothuajse gjithe kohes ne gjendje emocionale jo t’mire dhe shume e stresuar.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Ruida,
E lexova me vemendja shqetësimin tënd. Në momentin që kontrollet fiziket për shqetësime të tilla dalin me rezultate të mira, do të thotë se ndoshta shqetësimi vjen nga gjendja emocionale.
Thua se ke përjetuar një problem muajt e fundit, por dhe që shqetesimet i ke patur me pare. Mundet që nga gjendja emocionale e tanishme por dhe nga gjendje të pranishme edhe me përpara të jenë krijuar simptoma të tilla që ngjajnë si fizike. Shpesh njerezve ju ndodh që shqetësime të ndryshme emocionale psikologjike t’ju transformohen ne shqetësime në dukje fizike. Duhet parë pse ty të shfaqet pikërisht si probleme me frymëmarrjen apo të tjerat që ti përmende.
Për të thënë dicka më shumë rreth kësaj do ishte e nevojshme të dija më shumë rreth situatave të tua jetësore. Në këtë rast një zgjidhje do të ishtë pikërisht trajtimi i shendetit emociona-psikologjik me shumë se sa atij fizik. Ndaj të ftoj të kujdesesh për gjenjden tënde emocionale që të mund të kuptosh si fillim, e më pas të largosh, këto shqetësime që të janë shfaqur. Këtë mund ta besh dhe me ndihmën e psikoterapisë.
Shpresoj të të ketë ndihmuar sadopak përgjigja.
Gjithë të mirat
Klodjana