Ada 27.05.2022
Pershendetje NJV.
Kalova ciklin ne 27 prill dhe dy dite mbas ciklit kisha disa shqetesime tek nipple e gjoksit (koka) me dhembte pak . Thashe mbase kam fjetur keq. Por dite pas dite gjoksi filloi te me dhimbte kur e prek fiks si ne diten para ciklit fillova te shqetesohesha sepse filloi dhe u rrit pak ne mase dhe kisha dy dite temperature tek 37.3 . Pastaj lexoj dhe ne Google dhe tmerrohem me teper sepse flet rreth kancerit te gjirit une pervec dhimbjes nuk kam gje tjeter pastaj filloi dhe gjoksi tjeter kur e shtypja dhimbte por fare pak kur e prekja. Tani kalova serish ciklin dhe gjoksi vazhdon te jete i dhimshem plus dhimbjen e peehap tek sqetulla kam 2 dite me dhimbje koke. Shkova tek qendra shendetesore ne greqi dhe mjekja e pa me dore dhe tha mund te kesh mastitis dhe tha qe ne gjenetike nuk e kancerin kshu qe nuk te kap.
Nuk e di cte besoj me ka thene te bej nje vizit per mastitis por kam frike se mos del dicka tjeter.
Kjo me rendon shume
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Ada.
Faleminderit qe na ke shkruar duke ndare shqetesimin tend.
Arrij ta kuptoj gjithe friken e paramenduar se mund te kesh nje problem shendetesor me rrezik te madh. Keto lloj mendimesh frikesojne kedo duke bere shpeshhere qe te deshirojme te shmangim marrjen e nje pergjigjeje me te sakte, duke shmangur ekzaminimet apo konsulta te tjera mjekesore.
Te ftoj megjithate qe te qendrosh ne nje moment me veten dhe t’i besh pyetje vetes: Cfare eshte ajo qe te tremb me shume? Te shkuarit per ekzaminimin qe te ka rekomanduar doktoresha e familjes te vjen ne ndihme apo eshte dicka negative per ty? Mjekja ka bere nje nderlidhje qe nuk ke nje reference gjenetike per tumor, kjo a eshte nje pershkrim pozitiv per ty?
Nese keto pergjigje te japin nje shtyse pozitive per te bere ekzaminimin do te sugjeroja qe sa me shpejt te mund ta kryesh aq me shpejt mund te davariten edhe frikerat apo shqetesimet qe ke.
Te urojme gjithe te mirat dhe shendet!
Staf i Nukjevetem.