01.03.2018
Jam nje vajze 23 vjec dhe kam rreth nje vit qe po punoj ne nje klinike ..Perpiqem qe te jap maksimumin ne pune dhe mendoj qe jam shume korrekte,por shefi shpesh here eshte i pakenaqur .Kur diskutojme per dicka edhe pse mund te kem te drejte ai kembengul te e veta …Une jam tip qe nuk mund te pranoj gjithmone cdo gje qe ai thote kur mendoj se mund te kem te drejte ..Sjellja e tij shpesh here me merzit dhe me streson ne pune..Mund te me thoni ju lutem si te veproj?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!
Marredhenia me koleget e punes, sidomos me shefin duhet te jete formale. Ne momentin qe ti ploteson kushtet dhe rregulloren e punes, cdo gje mendoj se eshte ne rregull. Duhet te vendosesh barriera te qarta ne marredhenie me shefin tend. Ne kuptimin qe lere edhe ate te bej punen e tij, por pa asnje ofendim apo ndonje vleresim negativ. Shpeshhere ekzistojne drejtues qe jane te pakenaqur dhe sado qe te punosh ato serisht ngelin te pakenaqur. Detyra jote eshte qe te besh punen tende dhe te mos shqetesohesh per mendimet e tij. Edhe kur ti e ke bere dicka dhe ai serisht eshte i pakenaqur mundohu ta bindesh ne nje menyre apo tjeter qe puna eshte bere ne menyren e duhur. Lere shefin te beje punen e shefit por beje edhe ti punen tende. Ky duhet te jete kufiri i qarte mes ty edhe atij.
Erduani