24.04.2016
pershendetje jam nje prind dhe kam nje djal 10 vjec dhe ka gati nje vit qe ngec ne te folur.Por keto 3 muajt e fundit i eshte theksuar shumu sidomos kur eshte ne ambientet familjare sepse kur eshte ne publik mundohet te flasi rrjedheshem sepse nuk do qe ta tallin te tjeret por ka shume veshtersi dhe lodhet shum dhe i merret fryma
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje zonje, te falenderoj qe i je drejtuar faqes sone.
Nga pershkrimi qe ju jepni duket se problemi eshte me natyre emocionale. Nuk e di ne i jeni drejtuar ndonje specialisti psikolog apo logoped? A ka kaluar djali juaj ndonje ngjarje traumatike ne familje apo ne shkolle rreth periudhes kur ju kujtoni se i ka filluar ky shqetesim? Duket se djali eshte i ndergjegjshem per problemin dhe perpiqet te mos e beje te dukshem per te tjeret. Ju keshilloj t’i jepni atij kohe te mjaftueshme per tu pergjigjur dhe te mos tregoheni te paduruar.
Ju keshilloj ti drejtoheni nje spesialisti dhe ju ftoj te na shkruani serisht, gjithe te mirat.