Landi 05.02.2021
Pershendetje jam nje djal 25 vjec qe bashkjetoj me nje femer para disa ditesh kam pras pak problem me ankthin. Dhe kur dua te kryej mardhenie me partneren, me kap si frik se mos nuk ja dal, pastaj me vin mendime te ndryshme kjo zgjat diku tek 5 minuta pastaj sa koncentrohem esht gjithcka ne rregull. Ekampas edhe me perpara kete problem po me kalimin e kohes me kaloi, tani ka 4 dit qe me esht ngulitur ne kok.
Ju lutem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Mendoj se gjeja me e rendesishme ne kete rast eshte te kuptohet se cfare mendimesh te frenojne ne momentin qe do te kryesh marredhenie. Ti thua qe ke kaluar nje gjendje ankthi keto kohe dhe mendoj se eshte e rendesishme te ndalemi ne kete drejtim pasi ankthi mund te jete perjetim emocional i fuqishem qe te mobilizon ne shume aspekte te funksionimit te perditshem. Cfare mendon se eshte duke ndikuar ne kete gjendje? A ka lidhje me partneren kjo gjendje ankthi? Do doja ta vazhdonim biseden pasi nga pershkrimi yt mund te kuptoj shume pak mbi gjendjen tende specifike. Nese deshiron mirepres pergjigjen tende kety ose ne chatin e nukjevetem.al per nje bisede me te drejtpredrejt.
Gjithe te mirat,
Dorina