30.03.2018
Pershendetje!
Kam probleme ne martesen time pasi bashkeshortin e kam te varur nga bixhozi nderkohe qe edhe vete kam nje mardhenie jashtemartesore prej 5 vitesh. Per bashkeshortin nuk ndiej asnje lloj pasioni pervecse dhembshuri dhe dashuri sikur te ishte vellai im. Do te doja qe me mire te me ndodhte mua dicka e keqe sesa atij. Nga ana tjeter per partnerin tjeter kam nje pasion shume te madh, mendoj gjate gjithe kohes per te dhe kam deshire te jem vetem me te. Gjithashtu edhe me te kam problem sepse me duhet te takohem fshehur pasi edhe ai eshte i martuar po ashtu. Jam shume konfuze. Mund te dashurosh 2 meshkuj ne te njejten kohe? Mos ndoshta eshte vetem nje pasion dhe a mund te zgjase pasioni kaq gjate?
Partneri tjeter me kerkon te dije cdo detaj ne mardhenie me bashkeshortin aq sa me ka kerkuar qe ta filmoj veten kur jam me te. Kam probleme me veten time ndihem shume e perhumbur dhe e shperqendruar gjate gjithe kohes. Me duket sikur jeta ime nuk ka kuptim dhe ndjehem e padobishme kudo.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Vilma,
E kuptoj qe ndodhesh ne një situatë e cila te shkakton konfuzitet rolesh, kjo nga problemet me bashkëshortin dhe gjithashtu nga marrëdhënia jote tjetër e cila duket se te ka plotësuar çështjet e lëna pezull ne martesën tende. Pyetja jote mbi dashurinë është tepër relative, ashtu si dhe vet dashuria. Ka shume lloj dashurish dhe ky emocion konturohet ndryshe ne njerëz te ndryshëm. Ndjenja e përhumbjes tende mund te shkaktohet nga kofuziteti i përshkruar ne dy marrëdhëniet. Si e mendon te ardhmen tende mes këtyre dy marrëdhënieve? Nëse ti do te duash te qartësosh emocionet dhe mendimet e tua do te te këshilloja te takosh një psikolog balle per balle pasi mund te te ndihmoj te kuptosh veten dhe atë çka do te arrish. Jeta ka vlera te mëdha dhe duhet te kapemi fort pas saj për ta bere te bukur ashtu si çdo njeri nga ne do, shoh qe përtej problemeve qe ti ke, ke pasur forcën te gjesh emocione pozitive, kam besimin qe kjo force do te te ndihmoj te zgjidhesh situatën dhe te kapesh pas gjerave qe te bëjnë te lumtur.
Mbetemi ne kontakt ,
Sabjola