Këshilla/Blog

18.04.2017

Pershendetje ?
Une jam nje vajze 20 vjece dhe jam ne vitin e dyte te shkolles se larte.
Kur isha ne klase te 8 filloba te merrja kritikat e para nga mesuesit, fjale si ti nuk je e zgjuar, nuk je e mire…. ndihesha aq keq me veten sa kisha vendosur qe do largohesha nga shtepia, madje kisha shkruajtur dhe nje leter lamtumire per prinderit(por nuk e bera) E urreja shkollen!!!
Kur shkova ne gjimnaz nuk kam patur shume shqetesime deri ne vitin e trete. Kur isha me provime e kisha caktuar diten qe do vrisja veten. Nje dite para ju betohem qe ate dite e kam menduar si diten e fundit te jetes. Por perseri nuk e bera. Gjithsesi arrita te mbyllja gjimnazin me mesatare 9 dhe pae vazhdoja ta urreja shkollen me gjithe shpirt.
Simistrin e pare te fakultetit e kam kaluar mire, ndersa ne simestrin e dyte filluan perseri pedagoget te me thonin ti je studente e dobet, dhe keto fjale me benin me te dobet. Bera shume mungesa dhe nuk mora asnje provim ne simestrin e dyte( ne te parin i mora te gjitha dhe me nota te mira)
Ne vitin e dyte( ne kete vit qe jam tani) kisha pedagog qe me cilesonin si studenten me te dobet te klases sime, nje pedagoge me tha” nuk ka nevoje qe te te shoh punen qe ke bere se e di qe ske bere asgje te sakte”
Kur erdhi sezoni, kur shkoja ne shkolle per te dhene provime, ju betohem me behej sikur muret e shkolles sa vinen e afroheshin, nuk merrja dot fryme, zemra me rrihte shume dhe me dhimbte i gjithe trupi. Nuk mund te mendoja asgje. I degjoja njerezit qe flisnin por nuk arrija te fokusohesha dot ne ato qe thonin. Keshtu nuk arrija te rrija dot ne asnje provim.

Per simestrin e dyte po punoj shume, por kam frik se do me ndodh e njejta gje.
Ju lutem a mund te me ndihmoni me ndonje menyre sesi te ndihmoj veten(ose dikush te me ndihmoje) qe te mos me perseritet e njejta gje?
Faleminderit ?

  1. Franci says:

    Mbase të duhet një rutinë në jetë. Kjo është shumë e përgjithësuar, por duhet të gjesh veten në aktivitete jashtë shkollës duke mos e neglizhuar atë. Nëse do ide: lexo gjëra që të pëlqejnë, bëj gjëra që të pëlqejnë gjithmonë duke u siguruar që të pëlqejnë vërtet dhe duke parë pajtueshmërinë me shkollën. E ke vënë shkollën në vend të parë si duket e kjo nuk po funksjonon. Unë dua që të krijosh rutinën që vendos interesat në vend të parë e shkollën në të dytën e kjo do të jetë e suksesshme për ty.

  2. Albana says:

    Shkolla eshte e rendesishme dhe vertet na jep shume, por nuk mund dhe nuk dueht t jete burim frike dhe pasigurie.
    jep me t miren tende dhe do marresh shperblime mbrapsht, t jesh e bindur

  3. MSc. Orsjola Qendro says:

    Pershendetje e dashur,
    lexova me venmendje shqetesimin tuaj.
    Pavaresisht problematikave me te cilat je perballur, ti nuk je ndalur dhe ke vazhduar te perpiqesh per te ardhmen tende. Te pergezoj sinqerisht per kete. Po e nis nga fundi i letres tende. Ke friken se edhe kete sezon provimesh do te perseritet e njejta situate dhe nuk do ja dalesh. Ajo qe ti pershkruan si: veshtiresi ne frymemarje, rrahje te shpeshta te zemres, dhimbje trupi, mendje e zbrazet apo mungesa e perqendrimit jane shenja qe tregojne se ke perjetuar panik. A te ka ndodhur here tjeter situate e ngjashme? Apo rasti i sezonit ka qene hera e pare? Fakti qe kaq shume njerez jane perpjekur te thyejne vetbesimin tend mund te kete krijuar te ty urrejtje per shkollen (institucionin) por nuk ta ka prekur deshiren per te mesuarin. Te gjithe ne momente te caktuara na ka takuar te takojme ne rrugetimin tone njerez qe jane perpjekur te krijojne pengesa, por kjo nuk sherben si arsye per tu ndalur. Se ne te njejten kohe ka patur edhe njerez mbeshtetes qe na nxisin drejt suksesit. Jam e bindur qe dhe ti ke njerez qe te mbeshtesin. Jepi vetes nje mundesi per te treguar vlerat e tua te verteta. Ndiq shkollen, argetohu, bej pushim, studio, dhe se fundi perpiqu te njohesh veten dhe te kuptosh se cfare eshte e rendesishme per ty. Vepro per te arritur dicka qe e do shume, pasi asgje nuk e rrit me shume besimin te vetja se arritjet. Perballu me frikrat e tua. Kupto gjerat rreth teje. Kupto dhe prano se nje deshtim apo mosarritje nuk eshte fundi i botes.
    Uroj te te kem dhene nje orientim per problemin tend , gjithsesi te ftoj te na shkruash serisht.
    Gjithe te mirat.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.