Këshilla/Blog

11.02.2016

Pershendetje!Qe ne shtator kam filluar te kem probleme serioze me leket pasi na u desh te mbyllnim biznesin tone. Jam 20vjec dhe pas kesaj fillova nje pune po prap gjendja eshte sh e keqe per mua.Me duhet te punoj dhe te shkoj ne shkoll dhe ndonjeher skam nerva saqe e le shkollen sh mbas dore. Kam mungesa pafund se me kap nje ndjenje shume e shemtuar qe nuk me le te bej asgje.Cohem ne mengjes ne 6 dhe me
duhen vetem 2min qe un te futem ne nje merzi dhe kjo me ben te mos kem nerva te bej asgje.Kjo situat po ndikon shum ne cdo pjese te jetes time. Jam me e acaruar,nuk ja shpreh njeriu se askush sdo me kuptoj. Flas ndonjeher me te dashurin tim dhe ai fillon te me thote disa gjera qe nuk me pelqen ti degjoj si pse ben si depresive,tgjitha jan kshu,merre jeten si te vi,shtri kembet sa ke jorganin etj etj.Un po mundohem po thjesht e kam sh te veshtir se fundja 20vjec jam
dhe spo bej aagje pervec punes dhe shkolles.Dhe nga ana tj nuk po gjej dot forc per tperballuar shkollen.Mund te them qe nga 5lend qe kam semestrin e pare 4i kam per frekuentim vitin tj se kam mbush limitin e mungesave.Tani kto kohe me esht shtuar dhe nje hall tj:i dashuri im ka aplikuar per nje pune jasht vendit 8mujore dhe mori nje pgj pozitive..Nuk di si do e perballoj dot largesin.Une jam dhe si tip shum xheloze jo se me le shkas por e vras trurin shume per cdo gje. Rri ne shpi dhe mendoj ca ben ai ne pune,kujt i flet kujt si flet..Kam shume probleme qe po me mbysin dhe reagoj shum keq,tere nerva sikur ma kan fajin te tjeret. Dua te ndryshoj te permirsoj veten por si?

  1. Arjana Muçaj says:

    E dashur vajzë,
    Zakonisht ne mësohemi me një mënyrë të jetuari, e cila ndonjëherë kur ne duhet të bëjmë ndonjë ndryshim do të ishte shumë e vështirë të përshtateshim. Por kjo nuk do të thotë që të mendojmë si dhe cfarë do të ishim po të vazhdonim atë mënyrë të jetuari. Në fakt ne jemi qënie që natyra na ka sjellë në jetë për tu përshtatur me të mirat dhe të papriturat që ajo sjell. Ju jeni vetëm 20 vjec dhe kjo për një individ do të thotë në moshën më të bukur ku forca dhe pasioni shkojnë krah per krah, ku ju duhet të bëni plane për të ardhmen të filloni të mendoni se cfarë dëshironi të realizoni nga pasionet tuaja.
    Do të ishte mirë që ju ta nisnit ditën me një plan kohor në dispozicion ku mesimi dhe puna të përshendesin njëra-tjetrën. Në fakt ju sapo keni filluar nga eksperienca juaj për të punuar dhe here pas here do te keni dhe dështime por të cilat na shërbejnë për të rregulluar atë pjesë tek ne, se cfare duam të bëjmë në të ardhmen. Prandaj kjo kërkon forcë në përfundimin e shkollës që ju të keni një pavarësi individuale. Marrëdhënia me partnerin gjithmon ka ulje ngritje por kjo nuk do të thotë të kontrollojmë jetën e njëri – tjetrit. Gjithsecili ka nevojë për një hapësirë personale ku ne mund të ndihemi të lirë por edhe të sigurtë për veprimet që bëjmë. Dashuria është jetë thonë shkrimtarët por jeta ka nevojë për besim, për mbështetje, për pasion, për emocion. Nëse marrëdhënia juaj është ndërtuar mbi baza kontrolli dhe pasigurie , largësia do të ndezë konfliktin, prandaj duhet të jesh me vetëbesim mbi lidhjen që ke krijuar. Mendo sikur të ndërpresim marrëdhëniet me të tjerë, do të gjendeshim në një ishull vetëm me natyrën. Por a do të mbijetonim? Po nëse partneri e bën këtë me ju si mendoni?
    Jepi më shumë hapësirë aktiviteteve të shkollës, përpiqu të buzëqeshësh pak më shumë nga zgjimi në mëngjes. Gjithmon themi është një ditë e re.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV