Këshilla/Blog

Bresta 08.11.2021

Me fal per shqetesimin pike se pari.
Jam nga Kosova.
Le te themi se gjithmone kam qene aj çuni happy dhe plot energji pa asnje problem me te vogel. Tek une kan ndodh ca gjera interesante.
Nese futemi ne thellesi para 4 viteve, prinderit e mi jan ndare. Un jam çun i vetem. Kemi qene te lidhur shume. E kam vuajtur shume ne fillim mirepo me kohen jam ambientu. Para 2 viteve fillova me ca probleme tjera qe mu dukeshte se isha ne depresion me kishte hup vullneti, dhe shumica me thonin se kishte te beje me ndarjen e prinderve. Pastaj vitin e kaluar fillova te kisha probleme me gjumin dhe te kisha veshtiresi ne organizmin e dites. Filluan ca therrje jo normale ne gjoks, kraharore te pakuptimta. Ju futa laboratoreve ti bej te gjitha analizat e mundura dhe me jepnin rezultat perfekt. Me pas me than te shkoj te nje psikiater te bej kontrolle. Mi jep ca ilaqe kinse kam simptoma te Panic Attack. Mirepo ato
Ilaqe me benin vetem dem. Pastaj sa fillova ta marr veten. Pas nje kohe shume te shkurte filluan marramendjet. Si pershembull gjat ecjes, ne shtepi here pas here. Dhe probleme me mpirjen ndonjeher ne duar dhe gishterinje. Shkova prap te bej analiza me dolen mire. Isha te ORL per Vertigo kontrolle, ishte prap ne rregull. Dhe me nuk di se me ke te flas profesional dhe sdi se cfar mund te kem.
Ju lutem pres ndonje pergjigje te sinqerte.

  1. Era says:

    Edhe une i be 1 vit e gjysem me marrje mendsh kur ecen sikur te shtyn njeri

  2. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje,

    Nga letra kuptoj se shpesh ke shkuar per analiza dhe kontrolle mjekesore dhe qe, fatmiresisht, kane dale ne rregull.

    Nga pershkrimi i shqetesimeve, siç e ke sqaruar edhe vete, duket se ato kane nisur pas ndarjes se prinderve. Si e ke perjetuar atehere? Si ndihesh tani per kete gje? Si ka qene lidhja me ta pas ndarjes? Po tani? Çfare mendon se ke humbur me ndarjen e tyre?

    Une besoj se nuk ka qene e lehte per ty ndarja e prinderve, mund te kete trazuar qetesine dhe gjendjen tende shpirterore dhe te te kete perballur me sfida. Ndoshta, edhe sepse deri ne ate periudhe, e ke cilesuar veten si person “happy” dhe me energji, aty mund te kete nisur seria e shqetesimeve emocionale dhe fizike qe kane ardhur me pas.

    Do te te sugjeroja te merrje kohen tende per ta rivleresuar gjendjen tende te kater viteve te fundit. Ndoshta nje terapi psikologjike (pra, takime me nje terapist apo psikolog) do te te ndihmonin per te shprehur me mire dhe ne nje kontekst te sigurt emocional shqetesimet qe ke perjetuar e qe po perjeton aktualisht. Mandej, bashke me terapistin do mund te gjesh forma dhe menyra per te kapercyer me lehtesisht problemet qe ke.

    Gjithashtu, te sugjeroj te praktikosh forma te ndryshme relaksimi dhe te besh aktivitete qe te ndihmojne te shkarkosh stresin e tepert qe mund te kesh grumbulluar.

    Uroj te marresh ndihme dhe te ndihesh me mire ne vazhdim!

    Te pershendes,

    Lediona Braho

    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV