E 25.03.2024
Pershendetje! Une po ju shkruaj sepse kam nevoje per ndihme psikologjike dhe shpresoj qe dikush nga specialistet e faqes ta lexoj mesazhin tim. Kane kaluar muaj qe e kam hasur kete problem dhe probleme te tjera. Nese me pare mendoja shume tani nuk kam mendime ne koke te cilat kane qene gjithmone te pranishme te une por tani nuk jane me. Gjate gjithe kohes truri im ndihet si mjegull, me bllokohet dhe nuk e di se çfare te bej . E gjithe kjo me ka shkaktuar probleme ne jeten e perditshme. Mendimet qe me pare kam patur me ndihmonin qe te isha ne kontroll pra qe mos te qeshja ne nje situate serioze dhe me ndihmonin ne shume raste te ndryshme, por tani duket sikur nuk e di kush jam. E gjithe kjo situate me ka bere te ndihem shume keq dhe ka raste kur nuk ndihem i vertete (depersonalization) . Ne disa raste behem shume hiperaktiv/euforik dhe flas shume gje qe nuk ka qene pjese e sjelljes time dhe nuk e di pse eshte shkaktuar dhe per kete do t’ju kerkoja te me jepnit disa keshilla se si te qendroj me i qete, si t’i menaxhoj emocionet dhe si te jem me i matur. Ju lutem me ndihmoni pasi kam nevoje per ndihmen tuaj. Uroj qe ta lexoni mesazhin tim! Ju falenderoj per kohen qe do te me kushtoni!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes se nukjevetëm! Më vjen keq për ndryshimet që po
përjeton në të menduarin dhe në sjelljen tënde, se duket se të kanë shqetësuar. Për situatën tënde,
do të të sugjeroja që të flisje me prindërit e tu dhe t’i shpjegoje të gjitha këto që po shkruan këtu.
Gjithashtu, mendoj se duhet të konsultohesh si fillim dhe me një mjek psikiatër.
Më pas, mund të komunikosh përsëri me ne për të marrë këshilla më konkrete, por më përpara
duhet të bësh këtë proces konsultimi.
Gjithë të mirat,
Veronika
Mirëmbrëma si jeni kisha edhe une nje pyetje rreth kësaj teme
Sepse ndjej shtrëngim ne kraharor edhe si therje nga krahu zemrës sidomos kur shtrihem per gjume e ndjej me shume?
Pershendetje dhe faleminderit qe i jeni drejtuar nukjevetem.al. Ju ftojm ta ndani shqetesimin tuaj si pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund tju pergjigjet nje prej eksperteve te faqes.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem