Katja Q. 16.11.2022
Gjithmone kam patur probleme me ankthin, jam person shume i ndjeshem dhe mbianalizoj cdo gje. Dikur (mosha 12 vjec) kam patur probleme me zemren, te ashtuquajturen semundjen “Wolff-Parkinson-White” e cila e ben zemren te rrahe me shpejt ne raste te caktuara. Dikur kjo semundje mund te me kishte marre jeten po te mos kishte qene per stafin mjekesor qe po me mbikqyrte, pasi te rrahurat e zemres arriten mbi 240 per minute. Me medikimet e duhura kjo semundje nuk ishte me problem per mua.
Tani qe jam zhvendosur me studime jasht shtetit dhe po jetoj vetem, normalisht pergjegjesite jane me te medha, po keshtu edhe niveli i ankthit. Rreth 1 jave me pare dola me shoqerine dhe alkooli i tepert me beri te kaloja atak paniku dhe paranoja. Nga efekti i alkoolit, mu crregulluan te rrahurat, here me rriteshin shume ose me uleshin shume, dhe mendova gjerat me te keqija qe mund te ndodhnin. Mendova se mund te vdisja dhe asgje sdo mund te me ndimonte. Por me kujdesin e duhur nga shoqeria dhe vetvetja situata u permiresua dhe vazhdova javen normalisht. Deri diten e djeshme kur pasi hengra dreken dhe piva nje birre analkoolike, pas rreth nje ore teksa isha ne nje qender tregtare, u ndjeva shume ne siklet dhe nuk mund te merrja fryme. Direkt u ula dhe u mundova te qetesoja veten. Mu kujtua cdo gje qe ndodhi heren e mepareshme dhe u alarmova kur mendova se mund t ndodhte perseri e njejta gje. Kjo me shkaktoi nje krize tjeter paniku dhe zemra filloi te me rrihte shpejt. Bera te pamunduren per te qetesuar veten, kisha edhe te dashurin me vete i cili me ndihmoi. Shkova ne shtepi direkt pasi u qetesova dhe keshtu mbaroi dita.
Tani kur dal jashte, njerezit, levizjet, makinat, autobusat, cdo gje me shkakton ankth dhe e kam shume te veshtire te mbaj veten se kaluari nje tjeter atak paniku, i cili do me coje ne rritjen e te rrahurave te zemres. Me duket sikur e njejta gje do me ndodhe serish dhe nuk do mundem te bej asgje, apo nuk do kem dike prane per te me ndihmuar.
Cfare duhet te bej ne kete situate? Si ta shmang se ndodhuri perseri? Ne kete pike mendoj se eshte me teper mendore sesa fizike.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, Katja e faleminderit qe na ke shkruar.
Po lexoj qe ke ecur neper nje rrugetim te gjate e te veshtire ne shendetin tend fizik e me vjen mire qe eshte nje faze te cilen e ke kaluar me sukses dhe ndjehesh me mire fale vetes tende dhe gjithe atyre njerezve, te cilet jane kujdesur per ty.
Urime dhe per nismen e re ne jeten tende, ate te studimeve. Uroj te kesh shume suksese te arrish ate qe ti deshiron. Nisja e nje faze te re, te panjohur, me plot gjera te bukura, me plot sfida, momente te reja, pergjegjesi te rritura, nje independence me te madhe e nje angazhim me elemente e kerkesa te reja eshte nje ndryshim shume i madh ne jeten e kujtdo. E gjitha kjo, evokon brenda nesh nje gjendje te re, me emocione e mendime te reja, konfuzion e nje gjendje alerti. Kjo situate eshte nje informacion i ri, i cili kerkon kohe per ta akomoduar ne skemat ekzistente te funksionimit tone. Eshte nje gjendje tranzitive, e cila mund te te shkaktoje ndjenja pasigurie, merzie, pakenaqesie, ngarkese, mungese e deri ne ndjesi ankthioze.
Te pakten, mesa me thua. ke nje shoqeri atje ku ti je, dilni e shoqeroheni se bashku, kaloni kohe e te bejne te ndjehesh mire. Prania e tyre eshte nje shtylle shume e rendesishme per mirefunksionimin e individit.
Nje nate qe paske dale me ta, paska ndodhur nje ngjarje jo e mire te cilen e paske perjetuar fort dhe me vjen shume keq per kete. Te lutem, kam nevoje te di nga ty nese ke patur me takime me mjeket ne lidhje me vazhdimesine e semundjes tende. A ka stopuar plotesisht? A eshte ende aktive? A mund te aktivizohet nga faktore te ndryshem; te jashtem apo te brendshem? Alkooli, stresi apo dicka tjeter? Kam nevoje te di me shume per kete. Sesi dhe sesa semundja jote ka impaktuar qenien tende dhe cfare kufizimesh ka sugjeruar mjeku per te ardhmen tende (nese ka).
Me vjen mire qe kete situate e ke kaluar me veten dhe me njerez qe te ndihmojne e te duan.
Te ka ndodhur serish dy dite me pare dhe me duket sikur ngjarja e mesiperme naten qe ke dale me shoqerine ka aktivizuar nje gjendje ekzistente ende tek ty, e cila te ngjall frike dhe nje perjetim te madh me simptoma fizike e psikologjike. Mendoj qe ne momentin qe keto mendime pushtojne mendjen tende, te marresh fryme thelle e te mundohesh ta shkeputesh veten nga mjedisi ne te cilin ti je duke u ulur diku tjeter (ne vendin me te qete qe mund te kesh aty rrotull). Merr fryme thelle e mundohu te relaksosh muskujt duke e leshuar trupin nga cdo kontraktim i mundshem.
Gjithashtu, doja te te pyesja nese e ke menduar ndonjehere apo nese ke mundesi te kesh nje takim me nje specialist (mjek per pjesen e semundjes qe ti ke kaluar dhe te nje psikologu per gjendjen aktuale, te cilen e perkufizon si nje gjendje mendore) per te folur per situaten tende e per te marre nje ndihme me profesionale. Nuk e di nese e ke ndare kete situate qe po kalon me familjaret e tu. Mbase te folurit me ta mund te ndihmoje ne shume menyra.
Une ndjej shume force dhe potencial nga shkrimi jot. Ndjej qe mund ta ndihmosh veten tende e te kerkosh me te duhuren per te. Forca!
Te pershendes, te falenderoj e po pres te me shkruash.
Uarda