Anna 24.07.2020
Pershendetje!
Ndoshta jam ne nje mosh pak te madhe dhe duhet te kisha me shum vetbesim por jo.
Un jam ne e fejuar prej 5 vitesh me dike qe e dua shum, por ai esht tip i veshtire. Me ka genjyer 2 ose 3 her per gjera te renda dhe e kam falur edua shumm. Por serisht ai ne nje jave me thot ste dua un vendos ta le tani qan me thot pp ben gabim po humb dike qe te do un kam ber shaka nderkoh qe un qaja cdo dit. E kuptoj qe e dua por mos ndoshta jam un gabim apo un sjam mhaftueshem e forte te ndahem nga ai .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje
Faleminderit që na ke shkruar dhe drejtuar shqetësimin dhe ndjesitë e tua lidhur me marrëdhënien në të
cilën je.
Unë e kuptoj që e gjitha kjo s’duhet të jetë e lehtë për ty dhe për më tepër gjithë këto që ti shkruan në
letër tingëllojnë edhe si gjendje shumë konfuze të krijuara midis jush. Për më tepër duket se besimi yt te
personi duket se është i lëkundur përderisa ke edhe mendime lidhur me një ndarje të mundshme.
Duket gjithashtu sikur ka një ndërveprim jo dhe aq funksional dhe të shëndetshëm emocionalisht midis
jush duke qenë se keni kaluar në situata gënjeshtrash vazhdimisht, apo ngjarje pak a shumë artificialisht
dramatike të tipit “të dua, s’të dua” që mendoj nuk janë të nevojshme dhe nuk shërbejnë për dicka.
Tani le të marrim gjërat me radhë, edhe pse më duhet të them që në fillim që letra jote dhe shpjegimet
janë të kufizuara dhe unë e kam të vështirë të kuptoj qartësisht cdo gjë.
Duket se ti ke një marrëdhënie të gjatë me personin dhe ndjenjat janë akoma të forta. Marrëdhënie të
tilla që zgjasin në kohë kanë si bazë një përkushtim më të gjatë por edhe janë “punë” në një lloj forme
dhe kërkohet që ju të ndërtoni vazhdimisht eksperienca pozitive dhe të mira midis jush.
Ti thua se nuk ke vetbesim. Nuk e di qartësisht për cfarë e thua këtë po duket se je e zhgënjyer nga
personi por edhe sepse ndoshta do të jesh më e prerë dhe të vendosësh kufij të qartë. E rëndësishme
është të kuptohet që kjo s’ka lidhje me moshën sepse vazhdimisht do sprovohesh në shumë cilësi gjatë
jetës. Por ndoshta të mungon që të vendosësh kufij më te qartë? Ose ndoshta nuk keni vendosur për
zgjidhje të përbashkëta për problemet që keni? Dhe cfarë ndodh midis jush kur këto kufij nuk
respektohen? Cilat janë standartet e tua?
Personi ka gënjyer dhe sic thua ti kjo ka qenë për gjëra të rënda. Unë nuk e di se cfarë janë këto gjëra të
rënda por e kuptoj që janë të rëndësishme për ty. Dua gjithashtu të të them që njerëzit dhe vecanërisht
meshkujt mund të gënjejnë kur nuk përballin dot gjendjet emocionale që mund të vijë prej partneres
apo perceptimit se s’do të kuptohen. Meshkujt dhe femrat nuk reagojnë njëlloj ndaj emocioneve. Kjo nuk
është për të justifikuar veprimet e personit tjetër, por për të kuptuar ti pse mund të reagohet në një
formë të caktuar. Nuk më duket se partneri yt është gjithashtu shumë I lumtur. Dhe pyetja ime për ty
këtu është se sa flisni ju racionalisht rreth këtyrë gjërave dhe sa të qartë jeni me njëri tjetrin dhe si do
vazhdoni?
Fakti që në një lloj forme luan me “të dua, s’të dua” mund të tregojë pasiguri ose ndihet “I sulmuar” dhe
krijon artificialisht ndjesi midis jush, por nuk tingëllon serioze.
Unë mendoj se ju duhet të flisni për gjërat që realisht ju shqetësojnë dhe si doni të veproni, apo cfarë
hapësirash keni nevojë si ti dhe ai. Besoj se hapësira për tu shprehur duhet të jetë e barabartë nga të dy
ju, pasi duket se është nevojë e përbashkët.
Gjithashtu mendoj se ti duhet të startosh ketë komunikim dhe me standartet e duhura për veten tënde
dhe për cfarë do. Sigurisht që kjo mund të bëhet në një komunikim me respekt dhe mirëkuptues, por
s’besoj se as ti dhe as ai nuk keni nevojë për kërcime të tilla në marrëdhënien tuaj dhe sdo ju shërbejnë
as në vazhdim.
Shpresoj që përgjigja ime të të ketë ndihmuar të reflektosh dhe të kuptosh, por jam në pritje të
vazhdimit të komunikimit në rast se dëshiron,
Gjithë të mirat ndërkohë,
Me respekt,
Almandina