Këshilla/Blog

Nurije 18.10.2020

Ju shpreh mirnjohjen time per kete menyre qe femijet prindit e adoleshentet te marin keshilla te specializuara
Me quajn Nurije kam dy femij dhe jam 47 vjece,e un si shumica e vajzave tjera ne kohen e komunizmit jam martuar me shkuesi.Po fatmiresisht un e burri e pelqyem shume lidhjen tone edhe njerezit e burrit jan njerez shume te mire.Te respektuar te dashur.Un e burri dhe djali punojme pune te kenaqshme.
Do thoni ju,po cfare do me shume zonje,i ke te gjitha te mirat.Mua e tim shoqi nuk na hyn asgje ne sy,as leku,as shpia e mir,sepse po vuajm shume nga
Vuajtjet e vajzes.Ajo eshte nje e re 22 vjece,edhe pse mbeshtetja nga familja
Nga fisi,nga vjerri e vjerra,nga vellai nga prinderit nuk i ka munguar ajo ka probleme te renda sociale,emocionale.
Ajo ka gjith jeten e saj qe vuan talasemin dhe migrena gjithashtu.Migrena i ka filluar nga mosha 14 vjec kurse talasemin ka qe 5 vjec qe e vuan.Ka qene nje femij thatanik dhe shum e ndrojtur me veshtiresi ne aftesit sociale dhe mesimore.Ne netvjecare dhe gjimnaz ka qene shenjester e bullizmit dhe ngacmimeve.Me qan zemra kur me vinte ne shtepi duke qare ku thoshte qe klasa e ngacmonte e vinte ne loje,ajo thoshte qe nuk e lejonin te rrinte ne bank me ta ajo na thoshte qe e ngacmonin para gjithve ajo thoshte se e ofendonin dhe e mbanin larg nga nderveprimet shoqerore.
Jo se eshte vajza ime po un e di qe ajo eshte shum inteligjente,ajo thjesht nuk e ka shfrytezuar potencialin e saj per shkak te bullizmit dhe shendetit te keq.
Ajo mbaroi universitetin kte vit.Me thoshte qe ishte aktive aq sa mundeshe,por jo ndoshta aq keq sa ne gjimnaz e nentvjecare por edhe aty nevoja e saj per shoqeri nuk u plotesua.
Ajo thoshte se te tjeret krijonin shpifje per te dhe ekzagjeronin situatat,asaj nuk i flisnin dhe percmonin kur u afroheshe.Ajo eshte njeri shum e ndjeshme ndaj fjalve e reagimeve te njerezve,me thoshte qe un u shkruaja ose e u kthehesha beja cmos ti zgjidhja gjerat me ata qe kishin probleme me mua.Por ata kapeshin diku te ndonje dobesi dhe e poshteronin para tjerve.
Nuk e harroj ate dit kur me tha qe e ofenduan rende te gjithe sepse kishte vajza qe frynin tjerat kunder saj.
Mbas kesaj ndodhie ashtu e lodhur e derrmuar ajo vazhdoi vitin e fundit te universitetit pa folur me asnje.Un u cudita kur ajo nga kjo gje rralloi komunikimin me njerez,ajo nuk pergjigjeshe me ne leksione e seminare,vuante mbi vete te shkuaren e keqe dhe sherrin qe provoi ne universitet.Ajo vazhdoi te formonte izolim jo vetm ne shkoll qe nuk fliste me e kafen e pinte vetem por edhe ne familje ajo nuk bisedonte me per asgje.
Ajo ra shume ne pesh dhe u shtrua ne spital jo vetem per semundjet e saj qe u keqesuan por edhe u rendua shum psikologjikisht.Ajo ra ne depresion te thell.Biseda e fundit qe kemi ber me te kemi ber me te ka qene para 4 muajve.Ajo donte vetem te rrinte vetem.Shpesh mbyllshe ne dhom me or te tera e qante.Ne vizatimet e saj gjendeshin vetem lote,kujtime dhe fjal qe bashkemoshataret e saj i dhan.
Ne jemi munduar te gjith qe ta bejm te ndihet mir dhe e vleresuar po pa efekt.Ajo refuzon te takoj njerez,refuzon te lidhet,ajo nuk do me te vazhdoj shkollen.Ajo po heq dor nga jeta.
UNE dhe familja ime ndihemi kaq te pashprese.

  1. Prof.Asoc. Veronika Duci says:

    Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me ne! Me vjen keq për gjendjen e vajzës, duket vërtetë serioze. Nëqoftëse ajo ka 4 muaj që nuk flet me ju dhe nuk dëshiron të komunikojë me njerëz, do ju sugjeroja fillimisht ta çonit për një vizitë në një psikiatër, sepse ndoshta ka nevojë për trajtim me medikamente. Më pas, mendoj se duhet të vazhdojë patjetër psikoterapinë me një psikoterapist, edhe pse mund të ndihet mirë fillimisht nga marrja e medikamenteve. Ndonëse shëndeti i saj e ka bërë pre të situatave si bullizmi, ngacmimi dhe izolimi, ajo mund të forcohet për t’i përballuar më mirë situata të tilla, që për fat të keq nganjëherë janë të pashmangshme. Edhe ju vetë si familjarë mund të konsideroni disa seanca psikoterapie, sepse me sa kuptoj ka qenë e vështirë dhe për ju.
    Shpresoj t’ju kem ndihmuar,
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV