Alesia 08.03.2021
Pershendetje! Shpresoj te jeni mire. Une jam nje studente dhe kam simptoma te ankthit (besoj ne faza mesatare) ajo cka me karakterizon me shume ne kte problem eshte se kerkoj ti bej gjerat ne perfeksion(performanca ne universitet) ,por kam frike shume se deshtoj , kur e mendoj qe do deshtoj I neglizhoj gjerat dhe I shtyj sa me shume aq sa kur vjen koha per ti bere ia arrij deshtimit. Po perpiqem shume qe ta menaxhoj vete edhe pse gjithnje perfundoj ne po te njejten gracke, nuk do e lejoj tme mposhte.( megjithese kjo gje me irriton shume sa qe Po nis te kem frike nese kete lloj ankthi do kem gjith jeten per cdo gje “te mundimshme “ ose te re qe mund te me vije ne jete) Ajo cfare dua te dij eshte se si ndikon “procrastination “ be ankth e rrit me shume padyshim por a eshte nje ndikues kryesor qe e rrit ne faza te tjera vazhdimisht dhe si mund te mos e lejojme kte zvarritje te gjerave kur kemi friken e dyshimit e me pas opinioni e te tjereve per performancen qe bejme ne realizimin e nje detyre . Praktikisht kur deshtoj ne dicka me vret shume e sidomos ne sy te te tjereve sepse mendoj qe dukem e pa vlere gje qe kurre nuk me ka ndodhur dhe sia kam lejuar vetes , por nuk e di cndrysjoi qe Erdha ne kte gjendje te mjerueshme.
Faleminderit per kohen tuaj .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje.
Ajo qe pershkruan me siper eshte nje rreth vicioz (qerthull) ku perfeksioni (standartet qe I ve vetes) shkakton ankthin dhe ankthi shkakton zvarritjen e gjerave nga frika e deshtimit (mos arritja e perfeksionit). Megjithate ne thelb eshte me shume se kjo, ne vetvete eshte nje frike nga “pavaresia”. Ngadonjehere standartet perdoren pikerisht per kete, per te mos arritur kurre ne “destinacion”, te ndarja me fazat e meparshme, te mevetesia, qofte ajo intelektuale apo financiare. Ne pamje te pare mund te jete nje ankth performance, nje ankht deshtimi (sigurisht qe eshte edhe I tille), ose mund te jete edhe nje nevoje e brendshme per te mos u krahasuar (frika nga krahasimi dhe rivaliteti) por une do te ftoja ta shihje edhe ne prizmin e mesiperm. Je e mirepritur te me shkruash serish nese deshiron.
Gjithe te mirat.