brisilda 05.09.2022
Përshëndetje!
Shpresojë të jem në vendin e duhur për të marr një përgjigje, një orientim mbi mendimet, dëshirën dhe synimin tim.
Kam përfunduar masterin shkencor për Gjuhë shqipe dhe letërsi, megjithëse akoma nuk e kam mbrojtur temën e diplomës dhe nuk zotëroj diplomën e masterit.
Dua të hap një qendër ku të mbaj fëmijët fillorist pas shkolle pa u ofruar ndihmë për detyrat e shkollës, një qendër ku të luajnë, argëtohen dhe të mësojnë ( të mirat që bashkëveprimi të mëson) në grup me anë të lojës.
Dua një orientim, dhe ndoshta dhe një zgjidhje të dilemave e pyetjeve të mia. Çfarë aftësish më duhen, çfarë dokumentash më duhen; ku të drejtohem për informacion më të detajuar, çfarë mbështetje më duhet, apo të më drejtoni diku.
Uroj shumë të marr një përgjigje nga ju, dhe shpresoj të marr gjithashtu edhe një zgjidhje!
Ju falenderoj!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Brisilda,
Te pergezojme per idene, dhe mendojme se nje sherbim i tille eshte mese i nevojshem.
Per te marre gjitha informacionet e nevojshme te sygjerojme qe se pari te kontaktosh me nje avokat qe mirret me ceshtje biznesi, pastaj te kontaktosh me drejtorine per biznese ne Bashkine e Tiranes (nese je nga Tirana).
Nje mundesi e mire eshte te kerkosh ne internet nese ka ndonje donatore te huaj qe mund te te mbeshtesin edhe financiarisht (ka programe per vajza qe te nisin biznesin privat).
Te deshirojme shume suksese dhe na shkruaj prap po pate nevoje.
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem