Këshilla/Blog

11.02.2016

Eshte sezon provimesh , dhe nuk po mundem dot ti perballoj gjithe kete stres dhe ankth. Ndihem gjithe kohes e merzitur e pamotivuar, nuk gjej dot vullnet qe te filloj e te mesoj , edhe kur mesoj jam shume e shperqendruar , dua vetem te qaj apo te fle .

  1. Orsjola Qendro says:

    Përshëndetje e dashur!

    Ju falenderoj që keni zgjedhur portalin “Nuk je vetëm” për të kërkuar këshillë për çështjen e juaj. E lexova me vemendje ankesën tuaj dhe do te mundohem t’ju jap disa keshilla dhe sugjerime ne lidhje me kete.
    E kuptoj ngarkesën psikologjike dhe emocionale me të cilën po jeton. Stresi nga provimet është i zakonshëm te individët që ndjekin shkollën, dhe arsyet pse ju përjetoni stres tani që jeni në sezon provimesh mund të kenë lidhje me sasinë e madhe të informacionit që duhet mësuar apo me nevojën për të marë një vlerësim të mire.
    Mungesa e motivimit për të mësuar, lodhja , nevoja për gjumë që ju ndjeni janë shenja të qarta të strësit nga provimet (që, edhe pse duket se do të zgjasë përgjithnjë, është vetëm një pëeriudhë kalimtare).
    Mbingarkesa juaj emocionale (e cila shfaqet me nevojën për të qarë) mund të vijë se ju ndoshta nuk po e vlerësoni vetën tuaj me realizem dhe nuk po i jepni shumë besim vetes suaj.
    Ju këshilloj që të filloni të praktikoni një stil jete të shëndetëshme duke fjetur mjaftueshëm, duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme, duke mos abuzuar me substanca stimuluese (si pijet që përmbajnë kafeinë, alkool apo pijet energjike). Krijoni një strukturë studimi. Aplikoni pushime të shkurtra (5-10 minuta) për çdo orë qe jeni duke mësuar. Rishikoni dhe riorganizoni materialet që duhet të mësoni.
    Duke ju uruar suksese, edhe një herë ju falenderoj për besimin në faqen tonë. Shpresoj që këshillat të jenë sa do pak te vlefshme. Ju inkurajoj të na shkruani përseri sa herë që ndjeni nevojën per ketë.

    Gjithë të mirat, Orsjola Miha.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.