Këshilla/Blog

04.11.2016

Psikolog te lutem me keshillo
Kam nje ndjenj Qe me rri brenda kokes si mendim se me ka ndodhur diqka e keqe brenda trupit tim.
Sipas vizites Qe kam ber te mjeku jam mire dhe skam nevoj per shqetsim
Por mua sme hiqet shqetsimi dhe frika nga koka per asnje moment
Cfar te beje te lutemm??

  1. Stafi i "Nuk Je Vetem" says:

    Përshendetje,
    Faleminderit që na ke shkruajtuar.
    Për të marrë një përgjigje sa më profesionale nga eksperti përkatës për pyetjen tuaj, kemi nevojë të dimë moshën tuaj.
    Të falenderojmë
    Stafi i “Nuk Je Vetem”

  2. Anonymous says:

    Mosha eshte 21 vjeqe.

  3. MSc. Ardita Korriku says:

    Përshëndetje!
    Mirë se erdhe në portalin tonë. Këshilla që mund të të jap unë në këto momente, ndoshta nuk do të të ngushëllonte më shumë se përgjigjia e mjekut, por do përpiqem që të bëjmë së bashku një analizë të gjendjës tënde.
    Për këtë do të doja të dija më shumë për ty. Çfarë gjëje e keqe mund të ketë ndodhur në trupin tënd dhe cila është frika jote më e madhe?A ke ndonjë shqetësim fizik që e shoqëron këtë frikë? Kur ka filluar kjo frikë tek ti dhe a ka ndonjë arsye që ti mendon se mund të ketë lidhje më këtë?
    Janë shumë pyetje të ngritura, por do të të shërbejnë të bësh një analizë të situatës tënde dhe në këtë mënyrë dhe unë mund të kuptoj më shumë për ty. Ti thua që këtë shqetësim nuk e heq nga koka asnjë moment. Sigurisht,duhet të jetë shumë e lodhshme për ty dhe ndikon në funksionimin normal të jetës tënde, apo jo?
    Unë do të të sugjeroja që ti drejtoheshe një psikologu për të bërë terapi të drejtpërdrejtë. Pres të na shkruash sërish!
    Të uroj më të mirat!
    Me respekt,
    Ardita Korriku

  4. 2 says:

    Dua te vdes sepse Mami dhe babi Jane shume te keqinj dua ti jap fund jetes time edge PSE kam dasmen e motres dua qe ajo te mos ndihet keq jan te gjithe njerezit kafshe ka ardhur qe te shkoj ne qiell lart ten gjgjyshi me ka marre malli per te

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje
      Te lutem dergoje problemin tend si pyetje te re qe te marresh pergjigje nga Ekspertet e faqes
      Uroj te te ndihmojme,
      Stafi i Nuk je vet

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV