Ina 19.11.2019
Pershendetje, une kam disa jave qe jam shume keq psikologjikisht. Truri im punon vetem per trillime te keqija si vdekja e personave te mij me te afert dhe jam gjate gjithe kohes duke qare dhe duke e perjetuar shume keq. Mendoj gjate gjithe kohes sikur do vdesin personat e mi te zemres dhe e perjetoj shume keq. Jam gjithe kohes duke qare. Ju lutem me ndihmoni si ti largoj keto mendime pasi po me shkaterrojne
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ckemi! E kuptoj shum mire shqetesimin tend dhe ta them sinqerisht. Gjendja e anthit dhe pse mund te jete shkaktuar nga faktore te tjereta ben jeten te pamundur dhe te vijne vetem mendime negative. E kam probuar vete dhe ma ka ber jeten ferr. Mundohu ta qetesosh veten, te flasesh me shoket a shoqet dhe ta shprehesh. Un kam gati nj vit kshu dhe kohet e fundit jam cik m mir dhe po e kaloj vete, pa medikamente e gjera te tjera, i vura qellim vetes dhe avash avash jam m mirr, mundohu dhe ti ti vesh qellim vetes dhe kujto se esht dicka kalimtare, si iken dhe vjen
Po keshillohu me nje psikolog.Do te ndihmoj shume.
E dashur Ina,
E di se sa e vështirë mund të jetë të merresh me frikën nga humbja. Duket që së fundmi ka qene shumë intensive për ty duke të ndikuar dhe ngarkuar gjithë ditën tënde. A ka ndodhur dicka së fundmi që e nxiti? Cilado qoftë arsya që e nxiti si frikë, të sugjeroj të takosh nje psikolog. Terapia do të të ndihmojë të kuptosh më shumë gjëndjen dhe reduktosh ankthin që të ka ndikuar edhe funksionimin e përditshëm.
Më shkruaj sërish nëse ke nevojë!
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike