Këshilla/Blog

Mem 10.10.2019

Pershendetje. Kam nje shqetesim qe sdi si ta klasifikoj si te perkohshem nga mosha apo si nje problem ne karakterin tim. Ne cdo ambient te ri me shume ne pune te reja , ndjehem shume keq me behet nje lemsh i madh ne kraharor dhe nuk mundem te ndaloj se qari , edhe kur mendoj qe do shkoj ne nje pune te re ne nje ambjent te ri me njerez te rinj me kaplon nje trishtim i madh. Kjo po me pengon shume qe te eci ne karriere. Faleminderit

  1. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje Mem,
    Të falenderoj që na ke kontaktuar për shqetësimin tënd. Me sa po kuptoj nga përshkrimi yt ke vështirësi me ambjentet dhe situatat e panjohura. Do doja të dija pak më shumë mbi ndjesitë që përjetonë, a kanë lidhje këto ndjei më frikën se do gjykohesh si jomjaftueshëm e mirë dhe jo e zonja apo ndihen ndoshta turp nga prezantimi që duhet tʹi bësh vetes në një ambjent të ri? Ky trishtimi që ndihen kur mendon përballjen me një vend të ri pune lidhet me mungesen e besimit që ndihen që do
    ja dalësh apo jo? Cfarë të shkakton më shumë pasiguri: përballja me detyrat në punë po ndërveptimet me kolegët e rinj?
    Nëse do keh mundësi tʹu japësh përgjigje këtyre pyetjeve ndoshta do jetë ndihmuese dhe për ty për të kuptuar më mirë shqetësimin që të mundon.
    Këto përjetime që ke mund të jenë të lidhura me eksperienca të mëparshme që ke pasur me parë në vende me të huaj dhe ndoshta këto ndodhi të kanë lënduar dhe të kanë shënjuar në njëfarë mënyre duke jehuar tani në të tashmen tënde si frikë, pasiguri dhe ankth.
    Mendoj që është shumë e rëndësishme t’i krijosh vetes mundësinë të flasësh dhe ti kuptosh këto ndjesi pasi vetëm kur kuptojmë se cfarë është duke na komunikuar trupi ynë nëpërmjet këtyre përjetimeve jemi në gjendje të clirohemi prej tyre. Nëse ke mundësi të inkurajoi të takohesh me një psikologë apo psikoterapistë që të të japi mundësinë t’i eksplorosh këto ndjesi dhe të mesosh mënyra të reja reagimi. Besoj se mund të jetë shumë fuqizuese për ty si eksperiencë pasi sa më shumë e njohim veten aq më pak e frikshme bëhet bota rreth nesh. E mirëpres një përgjigje nëse do kesh dëshirë të ndalesh më gjatë mbi përjetimet e tua.

    Të uroj gjithë të mirat,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV