Gezimi 05.11.2019
Pershendetje i nderuar doktor
Jam.nje 42 vjeqar dhe para dy jave me ka dal nje puqerr ne lekuren e penisit nen koke ne anen e majte
E ndrydha por sikir u rrite
Tani sikur rrjedh qelb dhe nuk ka ndermend te sherohet..e kam.perdor nje mast -Kuterid- pa receten e mjekut
Nuk kam qen ne vizite asnjeher te mjeku
Gjendem ne gjermani
Kam.pas edhe marredhenje me femra dhe pa mbrojtje
Por ndoshta para 1-2 viteve
Por tani jo
Me.pengon shume dhe jam shume i shqetesuar
Jam.i martuar dhe kam.femije
A ka ndonje mast ta perdore pa receten e mjekut qe me keshilloni ju
Ose duhet te shkoj ndonje laborator per analiza apo konsulte mjeksore
Ju pershendes gezimi
Kam shum kruarje ..
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ne nje situate te tille eshte e nevojshme nje vizite apo konsulte me nje mjek.
Fakti qe nuk keni patur mardhenie te pambrojtura seksuale me partnere rastesore kohet e fundit flet per nje risk te vogel te nje infeksioni qe mund te merret me rruge seksuale. Megjithate mjeku do te vleresoje situaten klinike lokale dhe do te rekomandoje berjen e testeve dhe analizave specifike per te sqaruar apo perjshtuar diagnozen e mundshme te nje infeksioni apo problemi te lekures.
Duke qene qe jeni i martuar dhe keni nje partnere fikse e ben me te nevojshme berjen e konsultes dhe sqarimin e diagnoses dhe mjekimin perkates.
Ne kete periudhe deri ne kryerjen e konsultes do tju sugjeroja qe mos te kryeni mardhenie seksuale me gruan ose ti kryeni ato te mbrojtura me prezervativ.
Nuk eshte e keshillueshme qe te jepet nje mjekim “on line” pa u sqaruar diagnoza perkatese!