Këshilla/Blog

25.02.2018

akoma skam bere puthjen epar dhe kam frik sepse edhe djali qe do ta puth ka pervoje madje ai thot qe te me u zhvall (french kiss) por un nuk di ta bej dhe kam frik dhe si duhet te pergatidem per puthjen ku duhet ti mbaj duart apo trupin dhe higjienen e gojes a duhet ti pastroj dhembet para se ta bej dhe si duhet ti mbaj buzet ta le djalin te me afrohet faleminderit

  1. Ana says:

    Pershendetje e dashur. Nuk ke pse te kesh as frike as stres. Puthja e pare eshte nje eksperience e bukur, te cilen duhet ta perjetosh ne menyren me te natyrshme, nuk ke pse e parapergatit veten per kete. Thjesht shijo momentin. Dhe normalisht, higjena e gojes eshte nje zakon qe duhet ta kesh gjithmone, jo vetem kur puth dike.
    Te uroj gjithe te mirat 🙂

  2. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar për këtë gjë që duket që është e rëndësishme dhe emocionuese për ty.
    Unë mendoj që ti duhet ta lesh veten të qetë e të lirshme për ta shijuar si eksperiencë, aq më tëpër që djali sic thua edhe ti ka përvojë, kështu që mund ta marr ai inisiativën. Mbase edhe mund ti thuash që është hera e parë për ty dhe në këtë mënyrë ai do të jetë më i butë dhe i kujdeshëm.
    E kuptoj që mbase po shqetësohesh pak për pjesën teknike, por realisht nuk lidhet shumë me këtë aspekt se sa vjen nga dëshira e të dy personave për ti shprehur fizikisht njëri tjetrit se cfarë ndjejnë dhe zhvillohet natyrshëm.
    Unë uroj që të ndodh në momentin që ndihesh mirë, natyrshëm, pa ndonje parapërgatitje e plan dhe ta shijosh kur vjen, me emocion pozitiv.
    Gjithsesi kinematografia, videoklipet e këngëve etj, janë të mbushura me skena puthjesh e shprehje dashurish që mund tu referohesh edhe më tepër në këtë aspekt që po pyet.
    Jam e sigurtë që mbase po të pyesësh persona të tjerë, edhe ata mund të kenë qenë në siklet lidhur me të, por në fund kanë shijuar natyrshmërinë e momentit dhe ndjesinë e mirë.
    Përsa i përket higjenës së gojë dhe dhëmbëve, ky është një aspekt i kujdesit që ne kemi ndaj vetes në përgjithësi gjatë gjithë jetës sonë të përditshme po nuk është e detyrueshme të ndodh se do të puthesh në atë moment.

    Shpresoj që përgjigja ime të të ketë ndihmuar lidhur me mendimet që ke dhe të uroj një emocion pozitiv me puthjen e parë që në fakt ngelet një nga kujtimet që mbajmë mend gjithë jetës.
    Gjithë të mirat,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV