Anonymous 11.03.2024
Pershendetje!
Do te doja nje keshillim nga ana juaj .kam gati 2-3 vjet qe jam ne nje gjendje ankthi total.Une kam dy femije dhe per cdo gje qe ndoth me ata une e kaloj shume keq me shkon mendja vetem ne perfundime te keqija.Dua te rri vetem ,nuk dua te bisedoj me asnje.Nuk dua me as te udhetoj ,nuk me jep kenaqesi me asgje.Dua ta fik trurin tim pergjithmon.Para 3 muajsh humba edhe babin dhe tani cdo gje me eshte perkeqesuar,nuk di si do vazhdoj te jetoj jam ne nje gjendje qe nuk ja di fundin!Faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur dhe të falenderoj që na ke shkruar për të ndarë përjetimet
e tua.
Duke lexuar për gjendjen tënde, duket se po përjeton një periudhë të vështirë
dhe të ngarkuar me shqetësime emocionale. Është e kuptueshme që pas
humbjes së babait tuaj, për tre muaj gjendja emocionale ka qenë më e vështirë
se asnjëherë më parë. Në bazë të përshkrimit tënd, duket se po përjeton një
ndjesi të thellë dhe të gjatë ankthi (sic më tregon) duke patur shpesh ndjenja
izolimi, mungesë të dëshirës për aktivitete që më parë i pëlqenit si dhe
vështirësinë për të shijuar momentet e jetës. Gjithashtu, duket se po përjetoni një
mungesë të dëshirës për të biseduar dhe lidhur me të tjerët, gjë që mund të jetë
një shenjë e mungesës së energjisë emocionale dhe shqetësimeve të
vazhdueshme nëpër të cilat po kaloni. Si nënë e dy fëmijëve, është normale të
ndjeheni e ngarkuar nga përgjegjësitë dhe sfidat që shoqërojnë prindërimin, por
mbase përvoja juaj e fundit me humbjen e babait shton një barrë emocionale në
jetën tuaj që mund të interferojë edhe në sfidat e kësaj gjëje.
Pasqyrimi mbi këto aspekte që ju ndani, mund të tregojë për një nevojë për
ndihmë dhe mbështetje të mëtejshme.
Duke qenë se u bë një kohë e gjatë me të tilla ndjesi, unë do doja të dija si i keni
mundësitë dhe do ju ftoja të mendoni të konsultoheni më një profesionist, si një
shtyllë e mirë suporti për të adresuar ndjenjat e ankthit dhe për të gjetur strategji
për menaxhimin e tyre.
Ndërkohë, mund të bëni shumë për veten tuaj. Mundohuni të kujdeseni për të
fizikisht dhe emocionalisht. Kur them këtë, përfshij gjumin e mjaftueshëm,
ushtrimin fizik, të ushqyerit shëndetshëm dhe të sigurohet kohë për aktivitete që
ju japin kënaqësi.
Përpiquni të kërkoni mbështetje sociale. Pavarësisht dëshirës për të qëndruar
vetëm, një rrjet mbështetës social mund të jetë i rëndësishëm për të kapërcyer
këtë gjendje. Bisedoni me miqtë dhe familjen ose lidhuni me grupe mbështetëse
që ofrojnë një hapësirë për të ndarë përvoja dhe për të marrë mbështetje nga të
tjerë që po përjetojnë gjëra të ngjashme.
Mundohuni të krijoni rutina të qëndrueshme. Në një kohë të vështirë, një rutinë e
qëndrueshme mund të jetë e dobishme për të krijuar ndjenjën e stabilitetit dhe
kontrollit në jetën tuaj.
Gjithashtu, unë do ju ftoja ti referoheni website-ve të ndryshme mbi të mësuarit
dhe praktikuarit praktika të tilla si meditimi, joga ose thjesht momente qetësie për
të ndenjur me veten dhe për të reflektuar mbi ndjenjat dhe mendimet tuaja.
Në fund të fundit, është e rëndësishme të kujtojmë se është e natyrshme të
përjetojmë ndjenja të ngarkuara në momente të vështira dhe se ka burime
mbështetëse në dispozicion për të ndihmuar veten dhe për të gjetur mënyra për
të ecur përpara në jetë.
Unë ju falenderoj që ndatë përvojën tuaj dhe dëshiroj t’ju ftoj sërish të na
shkruani e të mundemi t’ju ndihmojmë në vijim.
Uarda