Ana 10.10.2019
Pershendetje po ju shkruaj se kam nje problem dmth shume shpesh me ze ankthi kur jam ne gjume dhe nk zgjohen dot dua te kem nje njeri aty afer qe te me shtrengoje qe une te rri e qet , ndonje here mezi mbushem me fryme rrafje zemre te shpeshta
Me perpara kam qen vizituar tek psikologu ngaqe ndodhi nje fatkeqsi ne familje dhe une e perjetova shume keq nk flisja me njerzit nk haja nk pija nk beja asgje dmth por mora disa medikament
Por nk Vazhdova me sepse nk doja
Dhe tani merzitem shume shpejt per gjen me te vogel.
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Ana,
Te falenderoj qe ndave me ne shqetësimin tend. Ne menyre qe te te pergjigjem sa me specifikisht do te me ndihmoje nese i pergjigjesh pyetjeve te meposhtme:
Si e ndjen ankthin gjate gjumit? Cfare do te thuash qe nuk zgjohesh dot? Ka nje person qe te vjen ne mendje qe do te doje ta kishe prane per te te bere te ndihesh me e qete? A e ke ndare kete shqetesim me njerezit e afert dhe si mund te te ndihmojne ata?
Ndoshta ankthi qe po perjeton tani ka lidhje me fatkeqesine qe ka ndodhur ne familjen tende, nje menyre per te shprehur qe akoma po e vuan ate qe ka ndodhur.
Cfare mjekimi ke marre dhe per sa kohe? A funksionoi? Ke provuar psikoterapine?
Te inkurajoj te flasesh me njerezit e afert per ate qe te shqeteson dhe te kerkosh ndihme tek nje mjek psikiater ose nje psikolog/psikoterapist qe mund te te ndihmojne te menaxhosh ankthin dhe te ndihesh me mire.
Mos hezito te shkruash sërish! Me te mirat!