Anjeza 30.08.2021
Përshëndetje, jam një nënë me dy fëmijë të vegjël ,pasi linda fëmijën e dytë më është shfaqur një gjendje në gjumë që më bën të ndihem keq .Kur ngrihem në mëngjes ngrihem me dhimbje koke dhe nuk kam fuqi ,jo e fokusuar në gjërat që bëj.,më ndodh që kam kafshuar gjuhën natën .Kjo situatë nuk më ndodh shpesh herë ,mjekët këtu
e lidhen me lodhjen dhe stresin dhe m dhan sedoxil.Ju lutem më ndihmoni me një këshillë Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Pershrimi yt eshte disi I kufizuar dhe e kam te veshtire te kuptoj qarte natyren e shqetesimit qe po kalon. Duket se mund te jesh duke kaluar nje gjendje ankthi qe pot e ndikon ne cilesin e gjumit apo ne nivelin e perqendrimit. Ardhja ne jete e femijes se dyte mund te ket nxitur tek ti konfklikte emocionale te natyrave te ndryshme qe mund te jene duke te te ndikuar ne kete perjetim. Te keshilloi te marresh ne konsiderat te bisedosh me nje ekspert te shendetit mendor si psikolog apo psikoterapist pervec medikamenteve qe po merr per momentin. Gjithashtu te mirepres ketu per te vazhduar biseden nese deshiron te me tregosh dicka me shume mbi gjendjen qe po kalon.
Perzemersisht,
Dorina