Këshilla/Blog

09.04.2019

Pershendetje !
Ju lutem kam nje problem qe me shqeteson prej 4 vitesh,nga stresi shume i madh ne pune dhe nga 1 lidhje personale te deshtuar me nje person qe kishte probleme mendore(ankth, depresion), kam kaluar krize nervore. Ku 10 dite kam pasur pagjumesi totale , frikera dhe fobi nga gjera inekzistente qe thjesht kane qene ne koken time per shkak te stresit ndoshta, por tani jam e vetedishme. Prej kesaj kohe vazhdoj te marr mjekim per momentin escitalopram 15 mg,por vazhdoj te kem ankth dhe ajo qe me shqetson me teper eshte se ka kaluar kaq kohe dhe nuk po arrij pavaresine nga medikamentet. Personi qe kam pasur lidhjen sedimentale ka ndikuar aq negativisht tek une saqe akoma dhe sot me kujtohet komunikimi tendencioz ( si presion psikologjik ne momentet kur une kisha nevoje urgjente per ndihme), nuk di si ta zhduk nga mendja ate njeri aq negativ. Dua te jem e qete psikologjikisht pasi me eshte bere barriere ne mendje kjo pjese. Ju lutem keshilla juaj do te ishte mjaft e vlefshme per mua pasi jeta vazhdon dhe une dua te eci perpara .

Ne pritje te pergjigjes tuaj !
Gjithe te mirat Z!

  1. Angel says:

    Mundohu bej gjera qe ty te bejne te lumtur… kalo kohe me veten tende , bej shetitje te gjata ne kemb, tako persona qe te motivojne, flit me shoqet tregoji si ndihesh . Pak a shume dhe une e kam kaluar kete situate tenden me lidhjen sentimentale dhe nuk ka ndjesi me te keqe qe te shkaktohet ne shpirt ! Eshte cdo gje ne mendjen tone , duhet te mendosh qe ca kane kaluar ti lesh mbas dhe te vazhdosh perpara sepse kjo jete esht shum e bukur per tu merzitur stresuar . duhet te behesh e forte! Vlereso veten tende , mos harro se kush je ! Te lumturohesh per vet faktin qe ai njeri ka ikur ne jeten tende ke mbyllur nje porte per te hapur nje porte tjeter … gjithmone mendo kete qe ne nje situat ose moment tendin te veshtir per momentin te duket sikur te permbyset dhe shkaterrohet jeta jote, por esht gabim, me kohen do kuptosh qe ajo ka ndodhur per nje arsye, dhe arsye me te mire qe do te presi ne te ardhmen! Te uroj gjithe te mirat e kesaj bote! Shoresoj te keme ndimuar sadopak.

  2. Anonymous says:

    Angel shume faleminderit ! Suporti juaj me ka dhene shume kurajo .
    Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat gjithashtu !

    Z

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV