anonim 13.03.2021
Pershendetje, jam 17 vjeqare dhe kam kryer vizite me ultraze te gjitha organeve sepse kam shume frike se ndoshta kam ndonje gje ne ndonje organ. Organet kan qene mire te gjitha por kam pasur gazra ne lukth prandaj mjeku me ka dhene omeprazol per te pire. Edhe mitra me ka dal mire por ndonjehere kam dhimbje poshte barkut ne anen e djathte zakonisht dhe kam frike mos kam ndonje gje ne vezore? A eshte normale, a eshte ndonje ftohje apo cka mund te jete?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe te falenderojme qe na ke shkruar. Nese mendon se ka arsye shendetesore, nje konsulte me mjekun mund te te ndihmoje per te gjetur nje pergjigje dhe trajtim. Megjithate doja te te beja disa pyetje, nese me lejon.
A e gjen veten shpesh here duke u shqetesuar per shendetin, duke vezhguar me vemendje ndjesite trupore dhe duke i interpretuar si shenja te nje semundjeje? A e gjen veten duke shfletuar ne internet ne lidhje me semundje te ndryshme qe ti mendon se mund t’i kesh dhe duke e vete-diagnostikuar semundjen? Duke marre parasysh moshen dhe faktin se analizat mjekesore nuk kane nxjerre shkaqe shendetesore, a mendon se problemi mund te jete shqetesimi (ankthi) mbi shendetin tend?
Kjo do te thote se trupi eshte i shendetshem por shqetesimi/frika se mos ke ndonje semundje eshte e aq fuqishme sa qe fillon te jesh ne nje gjendje pafund dyshimi dhe parehatie. A ka gjera qe te shqetesojne ne boten tende te brendshme te cilat e kane me te lehte te shfaqen ne kete forme, pra si shqetesim mbi shendetin dhe qe nuk preferon t’i mendosh e i shmang? Kjo mund te jete nje mundesi.
Na shkruaj me teper nese deshiron ne lidhje me kete gjendje qe po kalon.
Gjithe te mirat
Enkeli
Jam 45 vjec kam 10 vjet qe vuaj , kam ber lloj lloj analiza dhe nuk me ka dal gje , kete muajiin e fundit jam shum ne siklet kam dhimbje gjoksi keputje trupi shikim te turbull , kam perdorur titus dhe vazhdoj te perdor , plus dhe mirtazapin 30 mg po prap nuk ndihem mir , nuk di cfar te bej ju lutem a keni dicka per te me then se po vuaj shume