Era 06.09.2019
Pershendetje Psikologe Azra Kraja doja nje keshille nga ana juaj .
Jam Era 22 vjece kam disa kohe qe ka filluar te me kape shpesh kriza e panikut edhe kur jam ne qetesi edhe kur sapo zgjohem nga gjumi , kjo gjendje me eshte shfaqur edhe para disa vitesh i bera te gjitha analizat dhe me dolen ne rregull dhe me than qe te perdorja çajra bimore ( borziloku ) per tu qetesuar , fillova te permiresohem por tani me eshte rikthyer perseri , kam kalur per 3 muaj nje periudhe shume te madhe stresi dhe e kam perjetuar shume keq nuk arrija te qetesohesha fare vetem qaja dhe fytyra krahet i gjithe trupi me mpihej mendoja se isha e semure cdo gje qe mund te me dhimbte mendoja se kisha dicka te keqe , i kam bere analizat e gjakut me kan dal shume mire , por perseri kjo gjendje nuk po me largohet tani kam filluar te kem mpirje ne faqen e majte dhe me duket sikur e kam gjat gjith kohes te mpir dhe me ka kapur frika se perse e kam kete mpirje dhe nga kjo me kap paniku dhe kam rrahje te shpeshta zemra dua vetem te qaj dua te rri vetem me mamin dhe nuk dua te dal ne asnje vend sa here dal mendoj se do te me kap ankthi dhe do rrezohem jam larguar nga cdo aktivitet dhe dua shume ta kaloj kete gjendje sepse jam dobesuar shume dhe nuk arrij te kontrolloj veten kur jam ne kte ankth . Shume faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Te njejten gjendje jam edhe une mike . Nyk di me vlon koka mbrapa me kaplojne djerset , me keputet trupi. Njeher jam mjekuar 1 vit me paroksetin por prap me eshte kthyer por disi me i lehte. Por prap se prap ankthi te keput shpirtin.
Pershendetje Era,
Faleminderit per pyetjen dhe per pershkrimin e qarte te kesaj qe po perjeton. Sic e thua dhe vete ti e di qe po vuan nga ankthi dhe te gjitha keto qe po pershkruan jane simptoma te ankthit, qofte mpirjet dhe ndjesite fizike, qofte mendimet qe ke kur po i kalon keto apo nevoja per te qene prane mamit dhe shkeputja nga aktivitetet e tua te tjera. E kuptoj qe kjo eshte shume shqetesuese per ty. Perpjekja qe ke bere deri tani eshte me qetesuesit bimore dhe the qe kane funksionuar per ca kohe. A ke bere perpjekje per trajtime te tjera? Per shembull nje mjek psikiater mund te te ndihmonte per nje trajtim te pershtatshem me medikamente dhe nje psikolog ose psikoterapist do te te ndihmonte te kuptoje origjinen dhe konfliktet e brendshme qe mund te jene ne baze te ankthit dhe krizave te panikut qe po kalon. Te inkurajoj te kerkosh ndihme dhe te besh perpjekje per t’u trajtuar pasi ankthi eshte nje shqetesim i vertete, qe nuk kalohet vetevetiu, sidomos kur eshte bere kaq shqetesues per ty.
Te uroj me te mirat!
Shume faleminderit per keshillen .
Medikamente nuk kam perdorur as ne ndonje psikiater qe te kem marr ndonje trajtim specifik , vetem njeher kam folur me nje psikologe nepermjet telefonit pasi e njihte nje e aferme e imja dhe me tha te perdorja çajin e borzilokut qe te mos behem e varur nga medikamentet , dhe per kte arsye nuk kam shkuar duke menduar se ishte dicka qe mund ta kaloja ashtu sic e kalova ne fillim , por kesaj here e kisha me te perkeqesuar , madje para 2 ditesh me kapi perseri kriza e panikut edhe me te vjella me cuan ne urgjence me ben EKG dhe me than qe ske asgje nga zemra i ke rrahjet normale dhe ekoja abdominale me doli ne rregull po ashtu edhe analizat e gjakut .
Ndihem shume e pafuqishme ndonjeher ndihem si bosh per disa momente qesh mbas disa minutash me kap merzitja pa shkak dhe filloj mendoj se jam e semure dhe kjo lodhje dhe pafuqi e lidh me semundje te ndryshme .
Shpesh doktoret ju thone prinderve te mi qe vajza eshte teper e ndjeshme dhe cdo situate e kalon shume keq sikur edhe vetem nje te bertitur dhe une vetem qaj .
Përshëndetje përsëri,
Te falenderoj per përgjigjen. Te inkurajoj te besh nje perpjekje qofte duke kerkuar psikoterapi, qofte vizite me mjek psikiater qe mund te te japin trajtim per t’u ndjere me e qete, idealja do te ishte kombinimi i te dyjave. Mund ta imagjinoj qe ndihesh e lodhur, konfuze dhe e pafuqishme. Eshte shume e rëndësishme te kerkosh ndihme profesionale, ashtu si dhe mbeshtetjen e te afermve dhe miqve qe ta kalosh sa me kollaj. Uroj te ndihesh me mire se shpejti dhe nese ke nevoje me shkruaj serish.
Te falenderoj per keshillen .
Mundohem vazhdimisht ndoshta edhe pjesa e sikletit ne stomak e kam nga ankthi , kam bere skopin e stomakut dhe ajo me ka dal mire , gastroskopin nuk e beja dot selse me duket shume e veshtire prdj bera skopin dme kontrast dhe ajo me tha ske asgje nga stomaku vetem aciditet , por perseri e mbaj mendjen se do mfillojn te perzierat sa e humb mendjen jam mire me pas me kujtohet stomaku dhe filloj shqetesimet , gjithsesi ju falenderoj edhe njeher per keshillen