Ergi 04.10.2019
Pershendetje jam Ergi 22 vjec , jam diagnostikuar me crregullim te ankthit dhe te panikut dhe per momentin po perdor Citoles dhe Sedoxil ne rast nevoje , problemi im eshte ne mengjes kur zgjohem kam shume ankth me duket sikur me terheq dicka nga fyti , nje stomak te merzitur dhe nuk me behet te cohem , psikologia ku bera viziten me tha qe psikoterapia do me ndihmonte akoma me shume dhe mjekimin 4 dite ka qe e kam filluar dhe me tha qe jane ilace qe nuk krijohet varesi por perseri un kam frik se mos krijoj varesi , doja shume te me jeonit disa keshilla kam lexuar qe ju jeni psikoterapiste dhe duke qene qe edhe mua ma kan sugjeruar dua te di cfare te bej qe ta heq ankthin komplet dhe mos kem frik te dal mos rri vetem ne shpi por te filloj pun , nese ka mundesi te kem nje kontakt me ju personalisht per te folur rreth crregullimit te ankthit dhe panikut dhe si mund ta eliminoj . Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Ergi,
Te falenderoj qe na shkruan dhe me vjen mire qe ke kerkuar ndihme per shqetesimin tend! Eshte krejt normale qe te kesh pyetje ne lidhje me mjekimin, prandaj eshte e rendesishme qe te komunikosh me mjekun psikiater qe ta ka dhene kete trajtim ne lidhje me efektet anesore, kohezgjatjen e parashikuar te perdorimit, ndyshimin e dozave apo edhe te medikamenteve ne varesi te efektit. Ne kombinim me mjekimin mendoj se psikoterapia do te te ndihmonte per te kuptuar sesi mund ta menaxhosh ankthin, cfare ta shkakton dhe nese frika, mbyllja ne shtepi dhe pamundesia per te punuar jane reagime ndaj shqetesimit qe ti ndjen e si mund te ndryshohen me kalimin e kohes.
Te inkurajoj ti japesh kohe trajtimit te funksionoje me durim dhe pritshmeri te pershtatshme.
Me te mirat!