Këshilla/Blog

Anlkthi 02.02.2021

Mirmrama, a mundeni me pak kshilla te me bindni se nuk kom asnje smundje, gjithqlka filloj me nje atak panilku, nga ajo nat jetoj me fril e shum simptoma fizike

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Pershendetje. E kuptoj qe eshte dicka e frikshme ajo qe ke perjetuar dhe se do te doje qe mos te kishte ndodhur. Cfare do lloj keshille qe do te mund te te jepja, do te ndihmonte qe te filloje nje proces arsyetimi me veten, por cdo perpjekje per te te bindur qe nuk ke asnje semundje do te haste ne shtimin e dyshimeve.

    Bindja qe kerkon eshte nje siguri qe ty nuk do te te ndodhe asgje, qe ne nje fare menyre je ‘i paprekshem’ nga cdo lloj gjeje e pakenaqshme. A mund te ekzistoje nje aftesi e tille parashikimi? Atehere, ne si qenie njerezore mesohemi ta tolerojme kete pasiguri, duke pasur parasysh se mund dhe duhet te bejme kujdesin e mjaftueshem per mireqenien tone, por gjerat qe nuk i kemi dot ne kontroll eshte e kote te perpiqemi t’i bejme te kontrollueshme.

    Nese deshiron te me pershkruash me shume ne lidhje me pervojat, mendimet, emocionet apo gjithcka tjeter qe mendon se ka lidhje me gjendjen qe po kalon, jam ketu per te te degjuar.

    Gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV