Këshilla/Blog

Afrim 07.04.2022

Pershendetje deshta te ju bej nje pytje un kam pas nje frik tmadhe e cila u pas shendrru ne ankth po tash e sho veten pa asni ndjej as ndjenja frike as ndjenja turpi as knaqsie as ndjenja dashnie fare asni lloj ndjenje

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje! Më vjen mirë që shkruajte dhe interesante në fakt sesi pyetja jote nuk vjen në formë pyetëse, por nxitëse për të kuptuar më tepër se ku shkoi frika, ankthi dhe sesi tashmë ti nuk ndjen më asgjë, mirëpo sërisht ndjen që diçka nuk shkon me ty, përderisa shkruan. Prej sa kohësh tashmë ti ndihesh e mpirë emocionalisht? Do doja të kuptoja më tepër, dhe në fakt të ftoj të komunikojmë pak më shumë. Frika për ty ka qenë shumë e madhe (unë nuk e di çfarë lloj frike) ama përderisa është shndërruar në ankth më bën të kuptoj që ka filluar të bëhet penguese në funksionimin tënd të përditshëm. Si e bëri ankthi jetën tënde? Nëse një rezultat është kjo mpirje që ti ndjen sot, kjo mungesë ndjenjash dhe përjetimi…më nxit të ekploroj më tepër në rrjedhën që ai ankth/ frikë provokoi tek ti. Mbetem e hapur për komunikim,
    Kujdesu për veten,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.